Shqiptari me inicialet R.T 33 vjeç është vënë në pranga, pasi që gjatë kohës sa ishte duke lëvizur me makinën e tij “Opel Corsa”, i janë gjetur 500 gram kokainë, transmeton Bota Sot, përcjell ProIntegra.
Tutje thuhet se ai u arrestua në Pescara, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e shqiptarit, policia italiane ka gjetur edhe rreth 1 kilogramë e gjysëm droge, të cilën ai e kishte fshehur në dhomën e gjumit.
Përveç kësaj aty u gjetën edhe material të cilat shërbejnë për paketimin e dozave si dhe një bllok shënimesh. Tek ky i fundit ai kishte shkruar emrat e personave që bashkëpunonte, bënë të ditur gazeta në fjalë.
Shqiptari vazhdon të qëndroj në burgun San Donato të Gjenoas.