Në Gjilan zbulohet mozaiku me portretin e heroit kombëtar, Agim Ramadani

 

Ky është imazhi më i madh në botë i punuar me kapëse letrash, tashmë pjesë e librit Guinness 2020, të realizuar nga artisti Besart Gashi dhe të mbështetur nga Muhamet Ajrullahu.

Në dy vjetorin e zyrtarizimit të mandatit ushtarak të FSK-së, sot në kazermën e FSK-së në Gjilan, u mbajt ceremonia e zbulimit të mozaikut me portretin e heroit kombëtar, Agim Ramadani.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, familjarë të heroit Agim Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi, Kryetari i Shoqatës së ish-Brigadës 138. “Agim Ramadani”, familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, veteranë të luftës së Betejës së Koshares, etj.

Mozaiku me portretin e Agimit, do të jetë motiv për përmbushjen e amanetit të tij dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, drejtë ndërtimit dhe forcimit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan në fb e tij Agron Jusufi.

Ndërsa zonja Shukrije Ramadani, gruaja e hero Agim Ramdanit shkruan në fb e saj se: Me rastin e dy vjetorit të formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, në Kazermën e FSK-së në Gjilan, u zhvillua ceremonia e zbulimit dhe vendosjes së portretit të kombit, Agim Ramadani. Imazhi më i madh në botë i punuar me kapëse letrash, tashmë pjesë e librit Guinness 2020,të realizuar nga artisti Besart Gashi,dhe të mbështetur nga Muhamet Ajrullahu. Për shkak të masave Covid,pjesmarrja në event ishte e kufizuar!

Nga aty Agimi do të jetë më afër ushtarëve të rinjë si frymëzim për suksese të reja . Urime dy vjetorin e formimit të Ushtrisë, familjareve të dëshmorëve, invalidëve, veteraneve të UÇK-së, dhe të gjithë ushtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët me sukseset e tyre të përditshme vihen në mbrojtje të lirisë së atdheut!