Në fortifikatën e selisë së mbretëreshës Teuta, që bëri ligjin në Adriatik!

Gjenerata ime rreth shtatë dekada më parë, nuk pati rast të mësojë përmes programi shkollor, për paraardhësit tanë ilir e sidomos për mbretëreshën Teuta, por me kalimin e kohës edhe në Kosovë arritëm të mësojmë për historikun e të e të parëve tanë. Ndaj edhe isha kureshtar të mësoj më shumë për vendndodhjen e kështjellës ilire, ku sundoi Teuta, emri i së cilës me lavdi përmes 23 shekujve arriti deri në ditët tona në mënyrë që tek më 14 Tetor 2019, të gjendem në Risan të Malit të Zi, po në ato fortifikata prej nga mbretëresha Teuta kontrollonte Adriatikun, duke ua futur frikën edhe flotave të shteteve të ndryshme perandorake.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati, ekskluzivisht për portalin, prointegra.ch

Gjatë shtegtimeve të mija të vona 5 vjeçare, nëpër trojet shqiptare nuk arrita ta vizitoja kështjellën fortifikatë të mbretëreshës Teuta që ndodhet në Risan, por si në shumë raste edhe kësaj radhe  ishte pikërisht kryetrimi ynë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, busti i të cilit u ngrit në Triesh të Malësisë së Madhe, që të ndajë një ditë për ti bërë vizitë vendit prej nga mbretëresha, Teuta edhe si një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire, që sipas Wikipendisë: “sundoi vetëm për 3 vjet, por që vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj”, sa sot ne pasardhësit e saj duke e ruajtur këtë emër me krenari e kemi bartë deri tek vajzat e mbesat tona, duke i pagëzuar me emrin TEUTA.

Po cila ishte në të vërtetë mbretëresha Teuta

Nga Wikipedia, mësojmë se : Teuta si gruaja e parë tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të rritur të Agronit (që e kishte me gruan e parë), u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s. Ajo hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë, të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake, paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë. Vijoi me planet dhe synimet e Agronit, përforcoi me tej rendin shtetëror, duke i dhënë përparësi pushtetit qendror, u dha impuls të ri zhvillimit ekonomiko-kulturor të qyteteve, si bazë themelore për një stabilitet dhe fuqizim në fushën ushtarake. U bë kujdes që të mos cenoheshin kufijtë e mëparshëm të mbretërisë (që shtriheshin nga Vjosa në Naron, përveç Durrësit, Apolonisë dhe Lezhës, që ende mbaheshin si koloni nga romakët).

Vëmendjen kryesore ia kushtoi ushtrisë dhe sidomos flotës se fuqishme detare, jo më të vogël sesa ajo para saj. Dhe për ketë Teuta urdhëroi : “Prijësit ta konsiderojnë armik gjithë bregdetin”. Kështu, liburnët e flotës ilire bënin ligjin në Adriatik. Një shtet i përqendruar dhe me pretendimet e veta në të drejtë, me një fuqi detare që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut, nuk mund të pranohej, qoftë edhe në heshtje, nga shtetet që e kufizonin Ilirinë”.

Po si duket dhe arrihet sot deri te kështjella e Teutës në Risan (Rrizanë) .

Pikërisht me 14 Tetor 2019. Me mikun  dhe shoqëruesin tim, bashkatdhetarin me banim në Zvicër, Gjergj Prenkoqajn, me të cilin i kam bërë edhe dy udhëtime te vëllezërit arbëresh në Kalabri, ia  mësymë kësaj radhe edhe qytetit histori të Risanit, të njohur dikur edhe me emrin Rrizanë (Rhizon), në gjirin e Kotorit, në Mal të Zi , ku edhe gjendet vendbanimi më i njohur i antikitetit ilir në rajon. Në këtë lokalitet, që gjendet mes Shkodrës dhe Dubrovnikut e ku 23 shekuj më parë ishte selia ushtarake e mbretëreshës ilire Teuta.

Pas rreth dy orë udhëtimi nga Tuzi në drejtim të Risanit, u ndalëm për pak kohë në Kotorr një qytet atraktiv turistik në bregdetin malazez, ku edhe kishin arrit edhe dy anije tejoqeanike duke sjellë qindra turist nga mbarë bota , për të vizituar këtë qytet me histori mjaft të lashtë e ku ruhen shumë nga monumentet e së kaluar, sidomos nga periudha e perandorisë romake e këndej, por pak shkruhet e flitet për prani ilire, pos që me një prospekt përmendet Risani, si selia e mbretëreshës ilire.

Ndaj edhe ne të dy, me të arritur në Risan deshëm të pimë një kafe te Hoteli i madh “Teuta”, buzë bregut të këtij gjiri të Adriatikut, por ai ishte me rrethoja i mbyllur nga të gjitha anët. E kur deshëm të ngjitemi te kështjella e mbretëreshës Teuta, shumë pak kush dinte të na thoshte, derisa nuk takuam ca të moshuar.

Jo vetëm për mua nga pozita e një kronisti shtegtar, tash kur kam shkel të 77 tatë, por as për shoqëruesin tim nga Zvicra Gjergj Prenkoqaj, këtë atdhetar të flaktë, që njihet për vendosjen e flamurit të madh kombëtar në kalanë e Ohrit, për çka edhe për veprimin e tij patriotik u dënua nga autoritetet e atyshme policore-gjyqësore u dënua me pesë vjet ndalesë në Maqedoni, ishte jo vetëm një ,mbresë por edhe një kureshtje që të ngjitemi deri tek kalaja për të cilën nuk kishte asnjë shenjë orientimi në rrugë.

Për te kalaja e Teutës as një tabelë apo edhe shteg bagëtie!

Për të arrit deri tek fortifikatat e kështjellës së mbretëreshës Teutë, një pjesë e rrugës deri te lagja e fundit arrihej përmes një rruge të ngushtë asfalti, ku edhe në fund të lagjes, një vendas na orientoj për rrugën deri te kalaja, por duke na sugjeruar se nuk ka ndonjë rrugë, por si të mundeni mund të ngjiteni lart

Vërtetë udhëtimi ishte shumë i mundimshëm, sa mu desh këmba doras të ngjitem deri te kështjella sepse nuk ka qoftë edhe një shteg bagëtie për të arrit deri atje. Por megjithatë ia vlejti! Bashkë me Gjergjin gjarpëronim shtigjeve të dhive, nga edhe rrëshqitnin edhe gurët, ndaj edhe atij pos vetës iu desh edhe mu të më ndihmonte përmes zgjatjes së dorës!

Brenda fortifikatës, që i kanë bërë ballë dy mileniumeve

Ngjitja ishte tejet e vështirë, por pas gjysmë ore rrugë thikë tatëpjetë, pamjet që vërejtëm në Gjirin e Teutës ishin më se mahnitëse. Ndaj edhe deshëm që ti prekim me dorë gurtë e murit rrethues të kësaj fortifikate rreth 2300- vjeçare, sa për tu bind se a jemi në ëndërr apo zhgjëndërr?! . Ajo që ishte më e rëndësishme sikur e harruam: lodhja pushoi kur përmes një moti  me diell u gjendem brenda fortifikatave të një kalaje që ka lënë gjurmë ndër Në maje të kësaj kodre madhështore, kësaj fortifikata ilire vëreheshin gjurmë të gërmimeve, të lëna në gjysmë të papërfunduara e që gjithsesi do të ishte mirë që të vazhdojnë.

Monedhat ilire me kokën e mbretit Ballaios

Nga leximet e mëparshme, të një shtegtimi të disa bashkëkombësve tanë nga Ulqini kam mësuar se:” ky vend nuk është i njohur vetëm përmes Agronit e Teutës, por se këtu kohë më parë janë gjetur edhe monedhat ilire me kokën e mbretit Ballaios e që do të thotë këtu ka mbretëruar edhe një mbret ilir, të cilin historia e njeh më pak”.

Aq më parë që kah mot e kisha ëndërr vizitën e kësaj kështjelle ku pak vite më parë gjeologët polak i filluan gjurmimet, por ato mesa pamë ishin ndërprere. Nga kjo kala antike, që pak gjë ka mbet nga ajo, poshtë në gjirin e detit shtrihet një perle e mrekullueshme detare ku depërtojnë vetëm barkat e vogla. Ishte më se mbresëlënëse pamja e qendrës së shtetit të dikurshëm ilirik, përgjatë Adriatikut që ofron një pamje vërtetë mahnitëse. Porse, do pranuar se menjëherë atë pamje dhe mrekulli ta fanit moskujdesi i dorës së njeriut, çka nuk është për habi se kush në një shtet tjetër do të kujdesej për një monument e tua derisa ti vet atyre nuk iu kushton kujdes edhe brenda kufijve tu administrativ!

Fortifikata ilire, jo vetëm fakt arkeologjik, po edhe atraksion turistik

Përndryshe, kryeqendra e madhe ilirike, Resani me rrethinë nuk flet vetëm se për një legjendë,  por në rend të parë fakt arkeologjik, por edhe për një trashëgimi materiale kulturore, e turistike, që po të hulumtohej e rregullohej dhe lidhej edhe me rrugë deri në maje të kalasë do të ishte edhe një atraksion i vërtetë turistik, me përfitime financiare për vet shtetin malazez, nga vizitat e shumë turistëve ashtu siç përfiton, mesa pamë, edhe në Kotorr.

Kësaj radhe lexuesit e portalit tonë duhet të mjaftohen me disa pamje që shkrepa nga fortifikata apo edhe  për përshtypjet nga gjiri i Kotorrit deri tek kështjella lartë , pa asnjë rrugë këmbësorësh, ku mu desh të ngjitem madje edhe këmba dorës! .Natyrisht, duke e harruar edhe rrezikun nga gjarpërinjtë, që kësaj radhe mesa duket me ne ishin paqësor, sepse edhe  qëllimi i vizitës sonë ishte i tillë!

Ndaj edhe kësaj radhe përjetoni, sa pamje nga vet fortifikata e mbretëreshës sonë nga gjiri i Kotorrit, ku sot ankorojnë edhe anijet tej oqeanike e ku dikuar frikoheshin të afroheshin edhe flotat e perandorive të kohës, nëse këtë nuk ua lejonte e mundësonte mbretëresha jonë Teutë , emri i së cilës bartet me lavdi në histori deri tek nipat e mbesat tona.

(Brenda këtij shkrimi mund ti gjeni fotot nga brenda fortifikatës, pamjet nga lartë të Risanit si dhe shtigjet e pa rrugë dhe florën e faunën që e rrethon kështjellën e lashtë ilirike)