Në Firmozën arbëreshe, pagëzuar nga e mbesa e Skënderbeut- Irena Kastrioti!

Në kuadër të prezantimeve të katundeve arbëreshe, gjatë vizitës së fundit po ju njoftoj me një lokalitet të vogël, por tejet simpatik e mikpritës: Firmozën ( it. Acquaformosa), emri i të cilit lidhet me një legjendë të Princeshës Irena Kastrioti, mbesës së  Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. .- Një falënderim edhe për mikpritjen vëllazërore për artistin e grupit “Shkëmbi”, Nicola Mele!

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Kur me shoqëruesit e mi nga Ungra më 10 Prill të këtij viti , ia mësymë Firmozës  (italisht:Acquaformosa) një fshat dhe komunë me me vetëm 900 banorë në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë, për shkuarjen tonë njoftova solistin e grupit “Shkëmbi” , Nicola Mele, të cilin përherë të parë e kisha takuar bashkë me grupin në Festivalin “Rapsha” të Malësisë së Madhe afër Tuzit, e më vonë e kisha takuar edhe këtu në vendlindjen e tij shumë mikpritëse. Sa këtë mësë miri e dëshmon edhe tabela në hyrje me mbishkrimin: “Rrini mirë dhe ecni me shndet”!, ndaj edhe s`ka njeriu se si të mos emocionohej.

Të emocionuar edhe nga vet pritja e nikoqirit mbetëm bashkë me Hazir Mehmeti, publicist dhe shkrimtar nga Austria dhe Ramadan Morinën, aktor nga Gjerman. Sepse sapo shkelëm në qendrën e Firmozës, ku pos objekteve të komunës e katedrales, si në çdo katund arbëresh, madhërishëm qëndron busti i Gjergj Kastriotit. Po aty na priste artisti Nicola Mele, anëtar i grupit “Shkëmbi”, nga i cili mësuam se edhe vet Firmoza që ndodhet në një lartësi mbi detare prej 756 metrash ishte ngrit po mbi një shkëmb. Ndaj edhe me këtë emërtim, artistët vendas me grupin e tyre defiluan me programe të shkëlqyeshme edhe në tokat e të parëve. Kostumet, traditat, rituali dhe gjuha janë një pasuri që banorët e Firmozës e kanë ruajtur të pandryshuar me kalimin e kohës. Nga brezi në brez të rinjtë e vendit angazhohen për ngritjen e grupeve folklorike për të mbrojtur dhe për të transmetuar traditat. Grupi folklorik i Firmozës, i themeluar në vitin 1986, quhet «Shkëmbi». Ai njihet për kërkimet për këngë dhe valle Arbëreshë.

Firmozjotët mbajnë veshje arbëreshe, në dallimet e tyre tradicionale për përdorim dhe festa. Llojet e ndryshme të kostumeve: kostum gjysmëfestiv me buzë «kamizolla» dhe shall te zbukuruar rreth e qark me shirit të artë, kostum «kandusha» për vajza që presin burrin, kostum zie, kostum vajze nga burri i saj dhe kostum martese me kurorë.

Ndërkohë Nicola Mele që në fillim edhe kësaj radhe na tregoj dyert më të vjetra të kishës së këtushme mbi 500 vjeçare, ku është skalitur shqiponja jonë dykrenare, e që llogaritet ndër më të vjetrat në tokat arbëreshe, por edhe shqiptare përgjithësisht. Edhe vet brendia e kishës është mëse e veçantë falë një prifti vendas ajo e tëra është e stolisur me ari!  Ndërsa që popullsia ruan zakonet dhe traditat, dhe ruan ritin orthodoks-bizantin, në varësi të juridiksionit kishtar të Peshkopatës së Lungros.

Ja edhe pak histori për këtë ngulim: Firmoza daton që në vitin 1195, kur për bujarinë e princave të Altomontes, u themelua Abbey e Santa Maria e Firmozës e urdhrit Çisterçian. A Legend kujton se Princesha Irena Kastrioti, e mbesa e heroit tonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, banonte në Abbey dhe pas pirjes së ujit të Abbey-it, bërtiti: «Çfarë uji me formë të hijshme» dhe që atëherë ajo ka ndryshuar emrin nga Ariosa në Acquaformosa. Origjina e komunitetit i ka fillesat në vitet 1200, rreth manastirit Santa Maria të San Leuceos, por rritja dhe ripopullimi real dhe e drejta e shtëpisë ndodhi me ardhjen e shqiptarëve midis viteve 1476 dhe 1478.

Gjatë kësaj vizite Nicolos i dhurova librin tim mbi arbëreshët ku është edhe ai me grupin e tij “Shkëmbi”, ndërsa Dan Morina i dhuroi një plis, gjë që kjo e gëzoi shumë.