Së voni në Zvicër është shtuar dukshëm numri i autoreve femra, që nxjerrin në dritë vepra në zhanre të ndryshme letrare. Në këtë kuadër do shikuar edhe promovimin e librit poetik të autores Shqiponja Vrajolli – Zahiri, me titull simbolik, “Gjuha e zemrës”. Promovimi i librit u bë më me datën 27.01.2024 në lokalet e bibliotekës Pestalozzi Zürich.
Ky promovim u organizua në bashkëpunim me poetin Bujar Saliu i cili edhe mbajti një fjalë kushtuar autores dhe veprës në fjalë dhe Bibliotekën Pestalozzi Zürich, që drejtohet nga Suela Jorgaqi – udhëheqëse e kësaj bibliotekës. Ndihmesë në këtë organizim ka dhënë edhe mësuesja Remzie Shabani, ndërsa promovimi u përcoll nga artdashës dhe familjar e miq të autores e nuk mungoi as diplomatja Shukrije Ramadani, e cila ndonëse aktualisht me punë është e angazhuar në Kosovë, nuk e lëshon rastin të merr në organizime kulturore në mërgatë. Sipas asaj që mësuam edhe nga autorja dhe disa të pranishëm libri u prit mjaft mirë.
Me këtë rast po japim ca fragmente nga fjala e poetit Bujar Salihu për përmbledhjen me poezi “Gjuha e zemrës” e autores Shqiponja Vrajolli-Zahiri:
“Gjuha poetike e zemrës
Po more në dorë një libër me një titull të tillë ajo që të rrëmben është qasja, energjia pozitive për të komunikuar pa hile, pa paragjykime, pa ekuivoke, pa rrotulla e pa maska…një komunikim i tillë që në jetën tonë të përditshme dinë t’na mungojë shpesh. E kam lexuar me shumë kujdes faqe për faqe dhe jam përpjekur që edhe unë leximin ta bëjë me të njëjtën gjuhë, pra me gjuhën e zemrës.
Mendoj se ky vëllim poetik e ka merituar këtë titull edhe për faktin e thjeshtë se zemra në kuptimin figurativ brenda këtij vëllimi, zë vend hiq më pak se 25 herë që bashkë me një grafikë për anatominë e zemrës del të jetë figura metaforike më përfaqësuese e këtij vëllimi.Librin e saj të parë poetik „Gjuha e zemrës“ autorja e ka ndarë në pesë kapituj: „Ditë të trishta në kohë lufte“, „Gjuha e zemrës“, „Heshtja apo fjala“, „Korona-Kurora me gjemba“ dhe „Nëpër valët e jetës“ .
Në fund Bujar ërgëzon autoren duke i uruar, shëndet dhe frymëzim të ri, ndërsa librit udhë të mbarë deri te lexuesi.
Ndërsa Gjekë Marinaj, vlerëson se: “ Poezitë e ekspozuara në librin e saj rezonojnë me një ndjenjë pjekurie, të mbështetur nga një aftësi poetike që pasurohet më tej nga një perspektivë e theksuar feministe. Besoj sinqerisht se vepra e saj kërkon vëmendjen e kujdesshme të komunitetit letrar dhe premton të jetë një përpjekje shpërblyese”.