Në Çarshinë e Gjakovës
Në një të diel maji
Në Çarshinë e Gjakovës
Në ca lokale pijnë kafe njerëz
Shijojnë këtë ditë të bukur me diell
Pjesa tjetër e Çarshisë e zbrazët
Ku pushon kalldrëmi e artizanët
Veten e ndien të çuditur
Si në ndonjë skenë filmi uestern
Në Çarshinë e Gjakovës së bukur
Një dallëndyshe mrizon në një hardhi
Të lë t’i afrohesh e merr disa poza
Cicërimë e saj bëhet melodi
Fluturim i saj bëhet poezi…