Një nga kërkesat pjesëmarrësve në protestën masive drejtuar Parlamentit Evropian, ishte edhe ajo për mbrojtje pagash ne vend të kufijve, ku nuk do të ketë shtresime dhe dallime kaq të mëdha, që dikush të jetojë në luks e tjetri në mjerim.
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Bruksel 27 Prill 2018
Gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel për portalin prointegra.ch përcolla protestën e djeshme të mijëra sindikalistëve nga mbarë e Evropa te thirrur nga Bashkimi i Sindikatave Evropiane, që kërkuan një të ardhme me një Evropë më të drejtë, më sociale dhe me kërkesën për mbrojtje pagash ne vend te kufijve, ku nuk do të ketë shtresime dhe dallime kaq të mëdha , që dikush të jetojë në luks e tjetri në mjerim.
Unë jam në shoqërim me delegacionin e sindikalistëve nga Zvicra, kryesisht anëtarë të sindikatës Unia dhe sindikatave tjera zvicerane ne kuadër te Bashkimit te Sindikatave te Zvicrës, në mesin e të cilëve edhe disa aktivistë të shquar shqiptar, në krye me sekretarin për migracion, Osman Osmanin.
Me këtë rast sindikalistët e tubuar në njërin nga sheshet e Brukselit duke u nisë deri te ndërtesa e Komisionarit Evropian, iu drejtuan Parlamentit evropian për mbështetjen e kësaj kërkese sindikale nga gjitha shtetet e Evropës. Protestuesit me flamuj dhe uniforma të sindikatave që i përfaqësonin, përmes altoparlantëve i shtronin kërkesat e tyre paqësore por këmbëngulëse duke bërë disa kilometra deri para ndërtesës së Komisarit evropian, ku ishte ngrit një tribun ku mbajtën edhe fjalimet me kërkesat e shtruara.
Edhe rrugëve të kryeqytetit evropian, Brukselit, ku përherë të parë kam qenë para 40 vjetësh në një turne me ansamblin e “Kastriotëve” të Ferizajt u binda për dallimet kaq të mëdha që ka sjell globalizmi sot: derisa në një anë sheh njerëz që ecin me vetura luksoze dhe nuk i din fundin pasurisë, në anën tjetër sheh me qindra lypës dhe njerëz që natën e kalojnë duke fjetur me një mbulesë nën qiell të hapur.