Me vendimin e Ministrit të Arsimit, Ernest Koliqit, më 13 Korrik 1941 në Prizren arriti Misioni i parë shkollor në Kosovë, në krye me Ali Hashrovën, shoqëruar nga 70-80 arsimtarë, me rastin e 80 vjetorit të kësaj ngjarje madhore për ngritjen e shkollës shqipe në Kosovë, a mund të kemi së paku një lapidar.- Ju bëj apel institucioneve, shoqatave të arsimtarëve e të shkrimtarëve, akademive, por edhe mërgimtarëve për mbështetjen një nisme, pa premisa partiake apo ideologjike, meqenëse këtë ia kemi borxh atyre qindra mësuesve dhe pasardhësve të tyre
Shkruan: Rexhep Rifati
Sot, në një mujorin e fillimit të këtij fejtoni, duke shfletuar disa nga të dhënat që arrita të siguroj, falë edhe kontributeve, shkrimeve apo edhe propozimeve që më ofruan familjarët e mësuesve që shërbyen në Kosovë dhe trojet tjera etnike, por edhe miqtë e mi dashamirë të shkollës shqipe, arrita te ideja që duhet ta shënojmë këtë ngjarje, sepse jo vetëm si komunitet, por edhe si gjeneratë u kemi shumë borxh të gjithë atyre që edhe në kushtet e një pushtimi të trojeve tona, arritën të bëjnë një organizim aq brilant përmes dërgimit të mësuesve anë e këndë trojeve shqiptare, duk i vunë kështu themelet e para të shkollës shqipe dhe jo vetëm kaq, me këtë projekt madhor jo vetëm që forcuan vatrat e para dë diturisë, por edhe idealin kombëtar dhe ndjenjën e atdhedashurisë.
Të kujtojmë e nderojmë Misionit e parë shkollor në Kosovë
Mjafton me këtë rast të kujtojmë arritjen e Misionit të parë shkollor në Kosovë, cituar nga vet kryetari i këtij misioni, profesor Ali Hashrova, më 13 Korrik 1941 në Prizren, shoqëruar me 70-80 arsimtarët e parë: “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”… Fryma shqiptare po buçet në të gjitha anët e Kosovës . Sundimi i rëndë serb jo vetëm nuk e ka përulur shqiptarësinë e krenarinë e këtij populli, por e ka forcuar ca më tepër ( Nga Arkivi personal i Ali Hashrovës)
Deri në shënimin e kësaj ngjarje, poqese mbretëron vullneti i mire e gatishmëria, nuk kanë ngel më shumë se 7-8 muaj, ndaj edhe nga pozita e një qytetari e mërgimtari, por edhe e një kronisti të moshuar në prag të 80-tave, kur edhe filloi edhe ky mision, ju bëj apel gjitha institucioneve përkatëse që të gjejnë forma për shënimin e e ardhjes së këtij misioni, për të kujtuar e nderuar njëherësh edhe ata qindra mësues që për herë të parë në qytete e fshatra, jo vetëm në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Sanxhak e Mal të Zi, u shpërndan si flakadan në mësimet e para të ABC-së sonë të shenjtë, që gjitha pushtimet e mëparshme i patën vënë pranga duke e dënuar mësimin përmes shkollave të gjuhës sonë të bukur shqipe.
Kush ishte Ali Hashorva, kryetar i misionit të parë arsimor?!
Kryetari i parë i këtij Misioni Shkollor, Ali Hashrova, kishte mbaruar studimet në Firencë për filozofi – pedagogji, në vitin 1933 dhe pas kësaj qe caktuar të jepte mësim në shkollën normale të Gjirokastrës … ndërsa në vitin 1938 , caktohet drejtor të shkollës normale të Elbasanit, në mënyrë që vetëm tri vjet më vonë të jetë në krye të këtij misioni me përmasa dhe peshë të jashtëzakonshme arsimore e kombëtare:
Një pritje si të: “ zbriste Perëndia nga qielltë”!
Ja si u prit misioni parë si pas Ali Hshrovës, sipa arkivit të tij: “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”, -me këto fjalë fillon raporti i parë që kryetari i Misionit të Jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Kosovë, Ali Hashrova, i dërgonte shtetit shqiptar më 25. 7,1941- “Na turreshin nga prapa si të dehur duke na pyetur : “Kur po na vjen Shqipnia , kur po na vijnë mësueset e Shqipnisë?” ose : “Kur po na vjen Albania?”e na luteshin që të mos i “mashtrojmë”, t`u thoshim të vërtetën…Fryma shqiptare po buçet në të gjitha anët e Kosovës . Sundimi i rëndë serb jo vetëm nuk e ka përulur shqiptarësinë e krenarinë e këtij populli, por e ka forcuar ca më tepër. Burrat e mëdhenj e trimat legjendar të luftërave të Skënderbeut këtu i kemi të gjallë përpara syve, te hedhur nga shtati, të drejtë nga trupi, të lehtë në lëvizje.. Tirania serbe nuk ka mundur ta prek fort as gjuhën shqipe, e cila flitet kudo e bukur dhe e virgjër, sikur ka qenë folur që në kohët e para ”
Paraprakisht, përmes një vendimi Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, të datës 23 Qershor 1941 i drejtohet Ali Hashrovës, ku ndër të tjerë i bën me dije se anëtarë të këtij misioni që do të drejtohen nga Hashrova janë:
1) Jonuz Blakçori, Profesor i Shkollës së Punës, Tiranë
2) Abdurrahim Buza, Profesor në Liceun e Tiranës,
3) Flora Pali, mësuese n`Institutin Donika Kastrati
4) Shaban Arra, Inspektor`i Arsimit t`Kosovës
5) Zef Pali , mësues i gjuhës shqipe në Liceun e Shkodrës
6) Xhavit Nimani, mësues në qarkun e Kosovës dhe
7) Fadil Haxhihoxha, mësues në qarkun e Kosovës
Në një shkrim ekskluziv, në qershor 2016, të Ilir Hashorvës,( të birit të Ali Hashrovën) në 75 vjetorin e punës së këtij Misioni, bëhet me dije se i ati i tij “kishte mbaruar studimet në Firencë për filozofi – pedagogji, në vitin 1933 u caktua të jepte mësim në shkollën normale të Gjirokastrës … ndërsa në vitin 1938 , Aliun e caktuan drejtor të shkollës normale të Elbasanit.
Me të arrit në Kosovë, : “Më 9 Shtator 1941, Ali Hashrova dërgon një raport mbi Gjendjen Arsimore të Kosovës. Sipas tij në atë kohë kishte 2012 shkolla fillore me 30.000 nxënës 491 mësues. Kishte tre gjimnaze: i Prizrenit me 579 nxënës, prej të cilëve 83 shqiptarë; i Pejës me 998 nxënës, prej të cilëve 71 shqiptarë; i Prishtinës me 871 nxënës , prej të cilëve 25 shqiptarë. Në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës mësonin vetëm 276 nxënës shqiptarë”.
Më 9 Shtator 1941, Ali Hashorva dërgon raportin tjetër mbi Gjendjen Arsimore të Kosovës. Sipas tij në atë kohë kishte 202 shkolla fillore me 30000 nxënës dhe 491 mësues. Kishte tre gjimnaze: i Prizrenit me 579 nxënës, prej të cilëve 82 shqiptarë; i Pejës në 998 nxënës, prej të cilëve 71 shqiptarë; i Prishtinës me 871 nxënës, prej të cilëve 25 shqiptarë. Në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës mësonin vetëm 276 nxënës shqiptarë.
Rekomandim që të çelen shkolla fillore foshnjore
Më pas jepen mendime për rregullimin e shkollave për vitin 1941-1942. Këtu thuhet:
“Të çelen shkolla fillore e foshnjore në 39 qendra. Shkollat të jenë krejt e vetëm në gjuhën shqipe…Të mos lejohet kurrsesi hapja e shkollave minoritare për arsye se serbët e vendit nuk janë veçse shqiptarë e vllehë të semisllavizuar nga shkaku i fesë së përbashkët me serbët; shumë syresh, sidomos në katundet e përzier, e pikërisht në rrethin e Rohovecit, bash ata që e quajnë vetën serbë, flasin shqipen fare mirë, si dhe ne”.
Sundimi i rëndë serb kishte tronditur shpirtin e kosovarit
“Çelja e kurseve verore në Kosovë ka qenë një nga veprat e pakta e më të bukura që ka kryer Shteti Shqiptar në atë vend që nga data e çlirimit të tij e gjer tani. Mundimet e shpenzimet jo vetëm nuk shkuan kot, por u kurorëzuan me fitime shumë të shkëlqyera”.
“Fryma shqiptare në Kosovë kishte mbetur e paprekur dhe e fortë; por, me gjithë këtë, sundimi i rëndë serb dhe ngjarjet e papritshme e të rrufeshme kishin tronditur shpirtin e kosovarit sa që ai s’dinte nga t’ia mbante e si ta fillonte punën për të realizuar ëndrrën e tij të pareshtur: bashkimin e tij të njëmendtë me shqiptarët e tjerë të Shqipërisë së Lirë; në shpirtin e tij mbretëronte shqetësim e nervozizëm. Kishte nevojë për dikë që t’i fliste zëmrës së tij, që ta udhëzonte në rrugën e mbarë të lirisë së vërtetë e të përparimit. Këtë “dikë” kosovari e gjeti te mësuesi shqiptar që i vajti pikërisht në kohën kur ai ndodhesh në gjendjen shpirtërore që treguam. Mësuesi u bashkua shpirtërisht ngushtë me të, duke i ndarë me të të mirat e të ligat, duke i qetësuar shpirtin e duke e drejtuar nga rruga e drejtë e mbarësisë.
Mësuesit, përfaqësuesit e parë të Shtetit Shqiptar
“Arsimtarët, si të dehur nga gëzimi, … që posa arritnë në tokën e bekuar të Kosovës, për një herë, sapo që muarrën urdhrin, u shpërndanë gjer në çipat më të largëta e të vetmuar të Kosovës, të parët përfaqësues të Shtetit Shqiptar.
“Kosovarët në këtë mënyrë erdhën në përpjekje të drejt për drejtë me frymën e shqiptarisë së vërtetë, me atë diçka që dëshironin e që s’dinin si t’ia arrinin, për të cilën e kishin intuitën, por nuk e kishin të kthjellët idenë. Te mësuesi kosovarët gjetën vet-vetën”…
Krejt në fund për nivelin profesional të misionarëve:
“Të gjithë këtë punë arsimtarët e bënë jo vetëm me zellin që treguan, por dhe me zotësinë e tyre. Ne mund të dëshirojmë që shkollat tona të mesme të jenë edhe më të përsosura, dhe është e arsyeshme. Por, e vërteta është se nuk jemi dhe aq shumë prapa. Nga puna që pamë në Kosovë, mësuesit shqiptarë na u dukën në një shkallë më të lartë se mësuesit e ish-Jugosllavisë. Arsimtarët shqiptarë në Kosovë u treguan përgjithësisht në lartësinë e misionit që shteti u ka besuar”.
(Në foton e ballinës Misioni i parë shkollor në Kosovë: shkrepur më 13 Korrik 1941 në Prizren, si dhe fotot e Ernest Koliqi e Ali Hashrovës, si dhe një foto të mësueses Vezire Gjiraku Mezini, me nxënësit e saj në Prishtinë në vitin 1942 )