Nderohen mësuesit shqiptarë në Zvicër

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me ambasadorin shqiptar z. Ilir Gjoni

Me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bern organizoi një takim rasti ku edhe bëri ndarjen e mirënjohjeve për mësuesit:  Mimoza Dakon, Qefesere Sejdiun, Musa Palin, Hamdi Mustafën dhe Vaxhid Sejdiun

Shkruan: R. Rexhepi

Me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bern, nën drejtimin e ambasadorit z. Ilir Gjoni,  organizoi një takim rasti ku edhe bëri ndarjen e mirënjohjeve për mësuesit:  Mimoza Dakon, Qefesere Sejdiun, Musa Palin, Hamdi Mustafën dhe Vaxhid Sejdiun, të cilët më se dy dekada kanë dhënë një kontribut të çmueshëm, jo vetëm në kuadër të shkollës shqipe në edukimin e të rinjve, por edhe në promovimin e vlerave të kombit shqiptar.

Që të pestët janë dalluar gjatë këtyre dy dekadave për angazhimin e tyre në shkollën

Mësuesit Vaxhid Sejdiu, Hamdi Mustafa, Musa Pali, Mimoza Dako dhe Qefsere Sejdiu së bashku me ambasadorin shqiptar z. Ilir Gjoni

shqipe, në hapjen e pikave shkollore, në organizimin sa më të mirë të shkollës shqipe dhe njëherit edhe në aktivitetet tjera kombëtare. Angazhimi i tyre në edukimin  brezave të rijë, mësimit të gjuhës amtare dhe ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare është shembulli më i mirë i aktivitetit dhe angazhimit kombëtar në mërgim – shtoi ambasadori shqiptar z. Ilir Gjoni.

Mësuesja Mimoza Dako nga Tirana, ka vepruar disa vite në Greqi dhe njihet si veprimtare e dalluar e hapjes së pikave shkollore në Greqi dhe gjatë këtyre dy – tre viteve të fundit jeton dhe vepron në Zvicër. Aktualisht punon si mësuese në pikat shkollore të Kantonit të Cyrihut në Dietlikon dhe Brüttisellen.

Mësuesja Qefsere Sejdiu , nga Kumanova, mësuese e dalluar e shkolle shqipe të kantonit të St. Gallenit, e cila që nga viti 1999 dhe deri sot me punën e  saj, me nxënësit e saj është dalluar  jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në aktivitetet e lira. Aktualisht është mësuese në pikat shkollore: Flums, Uznach, Rapperswil-Jona, Brugg dhe Neuenhof.

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me ambasadorin shqiptar z. Ilir Gjoni

Mësuesi Musa Pali, nga Ulqini, mësues që nga viti 1996 dhe deri në ditët e sotme duke punuar me një përkushtim të veçantë në pikat shkollore: Vevey, Montreux dhe Villeneuve të Kantonit Vaud.

Hamdi Mustafa, nga Besiana (Podujeva) mësues i angazhuar që nga ditët e para të fillimit të shkollës shqipe dhe  punoi me një përkushtim të veçantë në edukimin  e të rinjve.

Dhe mësuesi Vaxhid Sejdiu, i cili është shembulli më i mirë se si duhet veprimtarët dhe mësuesit e shkolle shqipe të punojnë në hapjen dhe organizimin e shkollave shqipe. Aktualisht punon në disa pika shkollore: në  Flums, Mels- Sargans, Neuenhof, Birr, Affoltern am Albis, Spreitenbach dhe Uster  dhe bart me vite flamurin e shkollës shqipe për nga numri më i madh i nxënësve në Zvicër dhe për nga suksesi neë aktivitet e lira.   Po ashtu në këtë aktivitet ishin edhe disa nxënës dhe prindër të shkollë shqipe.