Ndahet nga jeta Zef Kakoca, ikona e artit arbëresh

 

Me rastin e kalimit në amshim të Profesor Zef Kakoca (Giuseppe Cacozza) i njohur edhe me emrin artistik si Pino Cacozza, u lind më 27 shtator 1957 në Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali, figurë poliedrike: gjuhëtar, poet, aktor e kantautor i Arbërisë, përfaqësues i denjë i këngës poetike arbëreshe, rapsod i traditave dhe historisë arbërore.- Në shenjë kujtimi e nderimi për te, po japim një shkrim të profesor Bexhet Asanit nga libri më i ri, “Zjarri arbëror i pashuar”.

 Shkruan profesor dr. Bexhet Asani

Profesor Zef Kakoca (Giuseppe Cacozza) është i njohur edhe me emrin artistik si Pino Cacozza, u lind më 27 shtator 1957 në Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali, tek i njëjti vend ku u lind, jetoi dhe veproi poeti i madh Jeronim De Rada.

Bëri studimet klasike te Kolegji i Shën Adrianit dhe mori llauren në Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në vitin 1980 tek Universiteti i Kalabrisë me profesorin Francesco Solano (poeti Dushko Vetmo) me një tezë mbi veprën e shkrimtarit F. S. Noli.

Profesor Zef Kakoca (Giuseppe Cacozza) është i njohur edhe me emrin artistik si Pino Cacozza, u lind më 27 shtator 1957 në Shën Mitër, katund arbëresh i Kalabrisë në Itali, tek i njëjti vend ku u lind, jetoi dhe veproi poeti i madh Jeronim De Rada.

Bëri studimet klasike te Kolegji i Shën Adrianit dhe mori llauren në Gjuhë dhe Letërsi të Huaj në vitin 1980 tek Universiteti i Kalabrisë me profesorin Francesco Solano (poeti Dushko Vetmo) me një tezë mbi veprën e shkrimtarit F. S. Noli.

Punon si profesor i gjuhës franceze në Rossano, qytet ku banon. Prof. Zef Kakoca është linguist, letrar, shkrimtar, poet, aktor dhe kantautor i Arbërisë. Si autor, kompozitor dhe këngëtar fitoi gjashtë hërë Festivalin e Këngës Arbëreshe (në të cilin ka qenë drejtor artistik për katër vjet), herë të tjera ka marrë vendin e dytë ose të tretë dhe shumë herë çmimin e kritikës kushtuar ideatorit të festivalit “Giuseppe D’Amico”.

Ndër performancat artistike përmendojmë recitalet muziko-teatrale “De Rada dhe Milosao” me Grupin Artistik Zjarri i Ri, “Rrënjat e Arbërisë” (Le radici dell’ Arbëria), “Udhëtimet e Arbërisë” (I percorsi dell’ Arbëria) dhe “Omazh De Radës”, në gjithë të cilët është autor dhe interpretues. Bëri aktivitete kulturore, artistike, këngëtare e teatrale në të gjitha komunitetet arbëreshe, në Shqipëri (Festivali i Gjirokastrës që në vitin 1978, Festivali i Këngës së RTSH në 1992), në Kosovë (Prishtinë), në Maqedoni (Shkup, Tetovë dhe Strugë), në Mal të Zi (Ulqin).

Nga publiku dhe nga kritika është konsideruar personaliteti më i njohur dhe përfaqësues i këngës poetike arbëreshe, rapsodi i traditave dhe historisë arbërore.

Ka qenë ideatori i Festivalit të Fëmijevet arbëreshë në vitin 1985.

Është President i Shoqatës “Arbitalia”, e para gazetë arbëreshe on line (www.arbitalia.it).

Në vitin 2009, në Napoli mori “Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Kreativitetin”, mirënjohje që i jepet çdo vit personaliteteve që me veprën e tyre kanë punuar për paqen në vendet e arees mesdhetare, me këtë motivacjon: “Sepse ka dhënë shprehje shpirtit kolektiv të popullit arbëresh. Në të madhën prodhim poezie dhe kënge bëri për të mbijetuar me invencjon dhe gust legjende kujtimet i një komuniteti që u ka shtuar me kombin italian pa humbur idenditetin dhe traditën historike dhe gjuhësore. Duke preferuar teatrin e sheshit, në recitalet e tij shtron vargjet dhe muzikën eksaltimit të gjithë një popull, ringjall rrënjët, forcon ndjenjën dhe sjell uditorin në rrethin e valles korale me të cilën mbyll gjithmon shfaqen.”

Në vitin 2010, si përfaqësues i letërsisë arbëreshe, merr pjesë në Festivalin “Mbrëmjet e poezisë strugane” (Struga Poetry Evenings) në Maqedoni, ku mban me sukses recitalin e tij “Rrënjat e arbërisë”. Në këtë recital me muzikë arbëreshe Pino Kakoca te hotel “Drini” në qytetin piktoresk të Strugës, me recitimet, këngët dhe zërin e tij melodik mahniti qindra poetesha e poetë nga mbarë bota.

Është anëtar i Komitetit Shkencor për Vlerësimin e Komunitetevet Arbëreshë në Zyrën Rajonale e Shkollës në Kalabri (Ministria e Arsimit). Ka qenë anëtar i Komitetit Shkencor i Institutit Rregjonale të Kalabrisë për Komunitetin Arbëresh. Është president i Shoqatës “Arbëreshë” në Corigliano-Rossano. Drejton kollanen e librit digjital “Le Perle di Arber” dhe ka botuar 11 libra e-book (www.arberia.info).

Në vitin 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në rastin e vizitës së tij në komunitetet arbëreshe, me një ceremoni madhështore në sallën e Këshillit Komunal të Shën Mitrit e dekoron me Titullin “Naim Frashëri” me këtë motivacion: “Për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor në dobi të bashkëkombasve të tij të përtejdetit, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur kohët moderne ushtrojnë trysni ndaj këtyre lloj kulturave të shkëputura nga areali i tyre, siç është ajo arbëreshe”.

Profesor Pino Kakoca që në vitin 2015 është ambasador i kulturës arbëreshe në botë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimëtareve të Kosovës. Në muajin korrik të vitit 2017 doli romani i parë i tij “La Terra di Yll” (Dheu i Yllit), Ferrari Editore. Ka gati për botim romanin e tij të dytë “Il Tempo della Besa” (Moti i Besës), Ferrari Editore.

Në një shkrim të shkurtër është vështirë të përmblidhet tërë veprimataria letrare – artistike e profesor Zef Kakocës.

GJUHA MËMË

Sa bukur është kur fjet arbërisht,

thue mëmë, thue at, thue biri im,

zëmra këndon e, vazhdimisht,

vala çë del të sjell paq’ e gëzim.

Kur je bashkë bular të mban,

kur je vet nga trëmbja të mbron,

të mbjedh e të puthen kur qan

e kur ule të shtyn e të shton.

Është Gjuha e Mëmës, i pari mall,

tingulli i fatit çë të përsjell,

çë kur u leve e njera çë rri,

fuqia çë gjen, ylli ndër ball,

drita e agimit çë të pjell,

melodia e trurit, dashuri. Quant’è bello parlare albanese,

dici mamma, dici padre, dici figlio,

il cuore canta e, continuamente,

l’onda che esce ti porta pace e gioia.

Quando sei insieme fiero ti tiene,

quando sei solo ti protegge,

quando piangi ti accoglie e ti bacia

e quando siedi ti sospinge e ti unisce.

È la Lingua della Madre, primo amore,

il suono del fato che t’accompagna,

da quando sei nato e fino al tuo stare,

la forza che trovi, la stella in fronte,

la luce dell’alba che ti partorisce,

la melodia della mente, amore.

Pino Cacozza, 21 shkurt/febbraio 2014

NËNË TEREZES

Kolënder e vogël ti je,

motra ime e freskët,

te goja e tharët e njeriut

i bjerrë te lugadhi i gjellës.

Kur të pash atje te Tryeza

u llargova nga turpja.

Ti, arbëreshe si u?

Pikës ujë tek oqeani botëror,

më shuajte krenarinë.

Fryma e gjuhës illire,

çë na bashkon mallin e vjeter,

më dha fuqi.

Ti, arbëreshe si u!

Gurëz e vogël, e bardhë,

nuse e varfërisë,

u bëre Gjigante e Historisë.

Dhe u, odise pa fund,

të bëra hymn dhe mit i ri,

te hapet e trupit tim.

Pino Cacozza, 20 gusht 2016

A MADRE TERESA

Piccolo confetto tu sei,

sorella mia fresca,

nella gola secca dell’uomo

perso sul campo di battaglia della vita.

Quando ti ho vista sull’Altare

mi sono allontanato dalla vergogna.

Tu, albanese come me?

Goccia d’acqua nell’oceano mondiale,

hai spento la mia superbia.

Il soffio della lingua illirica,

che unisce la nostra antica nostalgia,

mi ha dato forza.

Tu, albanese come me!

Piccola pietra, bianca,

sposa della povertà,

sei diventata Gigante della Storia.

Ed io, odisseo senza fine,

ti ho reso inno e mito nuovo,

nei passi del mio corpo.

Pino Cacozza, 20 agosto 2016

Me rastin e ndarjes nga kjo ikonë e muzikës arbëreshe miku dhe bashkëvendësi i tij, artisti Italo Elmo shkruan se: PINO CACOZZA, shkoi lart në qiell për të takuar Nënë Terezën, Shenjtoren e tij të devotshme dhe se Arbëria humb një nga personazhet më të mëdhenj të epokës bashkëkohore, të dashur nga njerëzit nga do e kudo.

Lajm shumë i hidhur që nuk duam ta besojmë. Humbja shumë e rëndë e Zef Kakocës, gjuhëtarit, poetit, aktorit dhe kantautorit të Arbërisë, na trondit të gjithë.

I përjetshëm kujtimi yt, vëllai ynë i paharruar dhe i denjë për bekimin. Tani që ndahemi nga ju, lutemi të gjithë që Zoti t ‘ ju dhurojë pushim të përjetshëm.- shkruan ndër të tjera Italo Elmo.