Portali “Arbëria” nga Shënë Vasili në Kalabri, që ishte edhe vendlindja e tij, duke shkruar për vdekjen e këtij studiuesi në moshën 59 vjeçare, nënvizon se : “Arbëria vajton për zhdukjen e Gianni Belluscios, i cili vdiq dje në Rende. Prof. Gianni Belluscio, ka qenë profesor në Universitetin e Kalabrisë dhe ishte një nga studiuesit më të mirë për fonetikë, fonologji dhe dialektologji shqiptare. Albanologë të shumtë që shprehën pikëllimin e tyre të thellë për largimin e tij.
“Gianni Belluscio ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në botën kulturore arbëreshe dhe shqiptare, duke ndërthurur pasionin dhe kompetencën me aftësi të jashtëzakonshme njerëzore. Të pajisur me një ndjenjë të jashtëzakonshme përgjegjësie dhe ndershmërie intelektuale, empatike dhe gjithnjë të hapur për konfrontim.
Të zhgënjyer, na vjen keq për të, i sigurt se personaliteti i tij i madh dhe njerëzimi do të mungojnë në botën arbëreshe, “ përfundon me dhembje portali “Arbëria” nga vendlindja e të ndjerit Shën Vasili në Kalabri.
Edhe Flamur Gashi përmes një shkrimi në gazetën “Illyria”lliria “jep edhe disa shënime për jetën e këtij studiuesi arbëresh duke përmend se Gioanni Belluscio ka lindur në fshatin arbëresh Shën Vasil (Kalabri) më 25 gusht 1961. Ka mbaruar shkollimin fillor në fshat, ndërsa liceun në Castrovillari. Është diplomuar në Universitetin e Calabrisë, ku edhe është doktoruar më 1993. Në komunitetin albanistik njihej me pergëdheli me emrin Gianni.
Si mjeshtër i punës studimore në terren, kërkimet e tij i ka përqendruar në studimet dialektore, veçanërisht të arbëreshëve të Italisë, në fonetikën eksperimentale të aplikuar mbi shqipen dhe të folmet arbëreshe, por edhe në leksikologji dhe leksikografinë e shqipes, sociolinguistikë si edhe analizë teksti lidhur me konkordancat elektronike të teksteve letrare shqipe. Ka shkruar mes tjerash për realizimet fonetike të spikerëve në radiot e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka qenë, po ashtu, pjesë e një projekti të përbashkët me Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Prishtinës për hulumtimin e të folmeve arbëreshe.
Kumtesa e tij e fundit për albanologjinë është mbajtur dhjetorin e shkuar në Universitetin e Berlinit (Humboldt Universitat).
Ka qenë profesor në Universitetin e Kalabrisë. Ky universitet nën udhëheqjen e John Trumperit ka një ndër laboratorët më të njohur për studime të fonetikës. Belluscio ka bashkëpunuar ngushtë me Trumperin, nga i cili ka nxënë mjeshtërinë e kërkimeve dhe te matjeve eksperimentale në fonetikë. Universiteti i Kalabrisë (Unical) ka departament të Gjuhës shqipe që drejtohet nga Prof.Francesco Altimari.
Albanologjia nuk ka një tjetër studiues të kalibrit të tij që do ta zëvendësojë në fushën e fonetikës dhe të studimeve në terren, përfundon në shkrimin e tij Flamur Gashi.
Me titullin : “Ndërroi jete një arberesh i madh…”, miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë nga Prishtina, prof.. Rrahman Paqarizi, shkruan, potencon se: “Ne moshën 59 vjeçare vdes, një nder studiuesit me te mire te fonetikes, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare.
Gianni Belluscio ka qene pjesëmarrës i hershem dhe i rregullt i Seminarit te Albanologjisë. E kisha mik te shtrenjte e bashkëpunëtor. E donim dhe na donte. E quanim edhe Skenderbe. Kjo është një humbje e madhe për albanologjinë dhe për arbëreshët e arbërishten. U takofshim ne jetën e përtejme Xhani i dashur!”.