N’çerdhe t’veta vejnë flamur!

N’çerdhe t’veta vejnë flamur!

Poezi shkruar nga Sami ARIFI

Guri i rëndë u lëshua thell,
nga të parët që vuan themel!
Në muret e quajtura ciklopike,
gjindet formula empirike!

Ju referohet lashtësisë,
kohës t’parëve t’njerëzisë!
T’pellazgo-iliro-shqiptarisë

Nga Pellazgu gjerë te Thoti,
zogu i shqiptarit qe i zoti!
Agroni me Teuta mbretërit e Ilirisë,
i lanë trimëri t’pashlyer shqiptarisë!

Konstandini i madh për Lindje-Perëndim,
Justiniani me kod drejtësisë i la njerëzisë ndriçim!
Trim mbi trima arbërori,
Skënderbe-Gjergj Kastrioti!

Morën fuqi pa ndaluar,
atdheun tonë për ta çliruar!
Prap shqiponjat do t’fluturojnë,
çerdhet e prishura që t’i ndërtojnë!
Fluturojnë e s’ndalojnë kurrë,
n’çerdhe t’veta vejnë flamur!