Eh  Promethe

Eh  Promethe

Nga Dr. Nazmi Beqiri

 Hej – hej Promethe, Promethe, zjarr e dritë për Atdhe
Kemi një Zot, një mot, një gëzim, një lot.
Thanë se të lidhën për mur, për gur, këmbë e dur
Ai Zeusi, ai mësuesi, ai pusi
Si  atin e vet, kishte dashur të t’vret.

I freskët, me mend, në këtë vend u lidha vet
Dhe këndova, vuajta, u gëzova, gjersa gjëmova
E vullkan ndriçova, u lava e u pastrova,
Nga tuta, nga ca lesh, ca minj, derra e desh
Dhe fala, mëshirova, u pajtova dhe paqësova
Në garanci të 11 Marsit  –grykëzjarshin e njëpasnjëtë  n’pakufi,
Që ua kalli datën, matën e satën, bukëshkalëve.

Krenarinë, përgjegjësinë e këtë fitore, -që do jetoj prore
E  lash, në duar të bashkëvëllezërve  tanë:
Abilit, Kabilit, Bilbilit   e Stiksit, -por
Ca po  shkrryhen,  lyhen,  gejëzohen  e po ledhatohen.

Por kjo ndjellje nga “dreqërit”,  s’po u ngjallë kënaqësi
Sytë  u mbetën tek unë dhe te ti
Hej-hej, tek unë e jo te ti, –se
Ti  nuk ke fëmijë e miqësi, e as këtë botë
Me katandi, me tekmil e me lot.
Ti, ku di ç’është vuajtja e heka
Mëlçinë  ta hanin shpendët e jo vëllezërit që ceka
Ti  je djalë e burrë vet e s’ke, kë ta çosh në kurbet.

Andaj Promethe, ec -e mos thuaj se ke ngec –e se mbeta
E  ndash hakmerru, e ndash kënaqu, sa s’të ka ra fleta, –see
Ti,  nuk ke pasur shokë: Flamurin,  Martinin, Nysretin e Gurin
Që  i dolën  zot vendit e kuvendit, luftëtarëve e të parëve, dhe
Mbetën  pa shtëpi, pa tapi, pa katandi, por jo pa burrëri.

Po  ku ke pas ti shokë: Zahirin, Ademin e Xhevatin
Minjve,   varret ua hapnin, që t’i kapnin.

Ani,  ti po më ditke çka  është krenari, vuajtje e  hekë?
Hajt, jepe atë sekret e lirohu, se mua s’më ka mbet
Shqiptarinë  e dua të tërë e të krejt.
 
Por si Sharri, do qëndroj për mot e jetë,    –ngase
Nuk   yshtem, nuk xhelozoj, nuk smiroj e nuk lakmoj
S’mund të më ndjellin as zanat e malit e sirenat e motit, –e
Le  ma laviret  e sodit pa bark e brinjë e pa dashni
Se  kam një dashnore, pa çka se e trash, e vogël, e dy me tri
E   s’mu nda n’zjarr, n’katran, maj maleve e në hi
Më  lindi shumë kreshnikë, halime, bobullina e selvi
Kur  më qesh, e më fol n’vesh, dhe më dërgon
Atje  ku pos gëzimit s’arrin as vuajtja as loti
Ku  s’na mërdhijnë polet e s’na djegin vullkanet
Se  feston vet Zoti.

Ec  Promethe e shko në papërgjegjësi
Se  zjarrin e mbroj unë -e jo ti

Aii, ec de ec, se,  ty të përjetësoi i verbëri, këngëtar qorri e koti
E  jo Zoti, Hyji, Thoti e Moti
Mos  më thuaj bre: e arsyeshme është për rregullim -ta godas vetën
Le  që gjymtyrët e organet tona, por më dhimbset edhe vet thoi, –se
Jam  biri, prindi, luftëtari, poeti, legjenda, heroi e kroi.



Doc. Dr. Nazmi Beqiri  – u lind më 6 gusht 1960 në fshatin Izvor (Kron) të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Sllupçan, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Kumanovë. Studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare të magjistraturës, në fushën e letërsisë shqipe, i kreu në Universitetin e Tiranës, ndërsa tezën e magjistraturës me temë: “Drama shqipe në Maqedoni nga fillet e saja deri më sot”, nën drejtimin shkencor të mentorit Prof. dr. Josif Papagjoni, e mbrojti në Fakultetin e Historisë të këtij universiteti, në vitin 2008.
Doktoroi në “Universitetin Shën Cirili dhe Metodi”, me 2016, në temën “MODELIMI I PERSONALITETIT TE SHQIPTARËT NË BAZË TË LETËRSISË GOJORE”
Që nga viti 1978 është pjesë e rrezitencës atdhetare.
I martuar dhe prind i tre fëmijëve. Nga viti 2002-2006, ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti akademik 2008/2009 punon në USHT. Ka botuar shkrime letrare, publicistike dhe shkencore në gazetat dhe revistat e kohës: ,,Flaka”, ,,Doruntina”, ,,Fakti”, ,,Lajm”, ,,Koha”, ,,Jehona”, ,,Studime Albanologjike”, etj.

Veprat e botuara:

1. ,,Popullit tim”, Kumanovë, 2002, vëllim me poezi;
2. “Krisma e Heshtur”, Kumanovë, 2003, publicistikë;
3. “Këngët e kaçakëve në Malësinë e Karadakut”, Kumanovë, 2006, studim shkencor;
4. “Drama shqipe në Maqedoni nga fillet e saja deri më sot”, Shkup, 2008, studim shkencor, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë;
5. “Kroni i kreshtave tona”, Kumanovë, 2011, monografi shkencore për vendlindjen;
6. “Uji dhe dheu nuk digjen”, Kumanovë, 2011, publicistikë;
7. “Rrënjët e kullës”, Kumanovë, 2011, dramë;
8. “Drejt përjetësisë”, Shkup, 2013, studim shkencor në fushën e letërsisë, i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë;
9. “Rrugëtimi drejt luftës për paqe (kujtime për 2001-shin”, Shkup, 2014, ditar nga lufta e vitit 2001;
10. “Kuvendi i Karadakut”, Kumanovë, 2015, studim shkencor, i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Aktivitetet kulturore

-Bashkëudhëheqës në Klubin e shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”;
– Anëtarë i redaksisë së Revistës “Doruntina”;
– Drejtor i Takimeve Poetike të Karadakut.
– Bashkëorganizator me “Jehona e Karadakut” i tribunës “Bashkojmë gjeneratat”, Kumanovë, 2011.
– Organizator i simpoziumit “Kuvendi i Karadakut”, Kumanovë, 2012.
– Pjesëmarrës në disa seminare, si ,,Smart syti“ (Qyteti inteligjent), i organizuar nga Asociacioni Evropian ,,Adriopol” dhe Universiteti “Marin Barleti”, ku prezantoi USHT-në. Durrës, Republika e Shqipërisë, 2014.

Çmimet dhe mirënjohjet

Çmimi vjetor komunal për shkencë ,,11 Tetori”, nga Kuvendi i Komunës së Kumanovës, për vitin 2008.
Çmimi për paqe në Kumanovë, nga kryetari i Komunës së Kumanovës, për vitin 2009.
Mirënjohje nga Kuvendi i Komunës së Vitisë, për bashkëveprim kulturor, për vitin 2013.
Si dhe çmime e mirënjohje të tjera nga institucione dhe asociacione në vendi dhe bota e jashtme.