NATO sot shënon 70 vjetorin e themelimit të saj

NATO Flag (Vector)

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), sot shënon 70 vjetorin e themelimit të saj. E themeluar më 4 prill 1949 në Washington, fillimisht kishte vetëm 12 shtete themeluese, ndërsa sot është organizata udhëheqëse e mbbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Synimi i kësaj Aleanca qysh me themelimin e saj, ishte lufta ndaj kërcënimit sovjetik, ndërsa të gjitha përpjekjet e saj i bazonte në parimin e solidaritetit të ndërsjellë në mes të shteteve anëtare. Ndër vite, pati pothuajse gjatë gjithë kohës ardhje të shteteve te reja, që vendosnin ti bashkoheshinn Aleancës, fuqia e së cilës po rritej cdo herë e më shumë.

NATO për herë të parë hapi zjarr më 28 shkurt 1994, duke sulmuar katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Më 16 dhjetor 1995, zhvilloi operacionin e parë në Bosnjë, ku shpërndau 60,000 trupa të forcave të KFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi fushatën e bombardimeve ajrore për të ndaluar shtypjen dhe gjenocidin serb ndaj popullit shqiptarë në Kosovë. Kjo fushatë zgjati 78 ditë dhe rezultoi me tërheqjen e serbëve dhe zbarkimin e 40,000 trupave të KFOR-it në Kosovë.

Në vitin 2009, NATO-s iu bashkua edhe Shqipëria