1) NATA MË E GJATË MES 25 E 26 MARSIT 1981 – KUR U NDAN DY EPOKA HISTORIKE!

Abdullah Prapashtica, Kujtime në disa vazhdime, Pjesa e parë

Nuk e pata të lehtë të marr vendim për të shkruar këto kujtime për NATËN E GJATË të para 36 viteve.

Jo vetëm pse mundet që të kem harrua ndonjë detal, por edhe pse nuk po di ku te ia filloi. Me fol për 26 marsin1981 pa fole për rrjedhat qe e sollën atë është tepër e mangët! Nëse nisem më herët del shkrimi tepër i gjatë.

Prandaj u përcaktova për fillim të këtij shkrimi me ngjarjet nga 10 dhjetori 1980 kur në Byronë Politike të Udhëheqjes së PKMLSHJ u mor vendimi mbi Organizimin të Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme!

Kishin kalua disa vite nga kur PKMLSHJ kishte fillua të vepronte! Ndërtimi saj i brendshëm kishte arritur momentin kur mundet të kalohej në veprim. Në ketë shkrim do të kufizohem vetëm në detaje kryesore e jo në përshkrimin e tera ngjarjeve!

SI DHE KUR U MORR VENDIMI MBI ORGANIZIMIN E DEMONSTRATAVE TË 1981?

Mbi veprimtarinë dhe Platformën e veprimit të PKMLSHJ ishin informuar me shkrim edhe strukturat shtetërore e politike në Kosovë dhe në federate si edhe segmentet e ilegales në Kosovë që vepronin nga Platforma e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në rrugën klasike. Nga ata kërkohej që të bashkohemi në Platformën e Politike të kërkesës për Republikën e Kosovës së tërësishme!

Synimi i Organizatës së PKMLSHJ ishte që në Kosove të ndodh ajo që ndodhi në Kroaci me Lëvizje Masive Studentore të 1970-71 ku udhëheqja e Kroacisë ju bashkua studentëve dhe kërkesave të tyre! Vetëm një unifikim i tille mundet me sjell ndryshimin historik!

Kërkesa për Republikën e Kosovës së tërësishme, nuk ishte kërkesë për ndryshimin e statusit administrativ nga Krahina në Republike, si shprehen gabimisht disa, por ishte kërkesë për ndryshimin e statusit nga “pakica nacionale” në statusin e popullit të barabit me popujt tjerë në RSFJ, dhe synonte bashkimi e tëra viseve shqiptare nën Republikat e Jugosllavisë, si një Republikë e barabartë me Republikat e Jugosllavisë, me të drejt në vetëvendosje deri në shkëputje!

Aty thuhej se do të veprohet në tri faza:

1) Me kërkesa që vet Udhëheqja e Kosovës të inicion realizimin e Republikën e Kosovës në pajtim me Udhëheqjeje e Federatës dhe nëse kjo nuk ndodh;

2) Me kërkesa për Republikën e Kosovës do të shtrohet përmes të protestave demonstratave dhe nëse pas kësaj këtë kërkesë e refuzojnë prapë institucionet politike e shtetërore, atëherë vjen faza e

3) Kur parashihej kryengritja e armatosur për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin Ëmë Shqipërinë!

Kjo do të thotë se nuk është e vërtetë se Udhëheqja e KSA e Kosovës dhe Udhëheqja Federale nuk e kanë ditë se demonstratat me këtë kërkesë do të ndodhin. Sepse ata kanë qenë të njoftuar me shkrim nga PKMLSHJ shumë kohë para se ato të ndodhin.

Dokumente me shkrim kanë shkua në adrese të Fadil Hoxhës, të Mahmud Bakallit, të Ali Shukriut, të Xhevdet Hamzës dhe në adresë të Josip Broz Titos.

Për çka ata nuk kanë qenë të informuar janë informatat mbi kohën kur do të ndodhin, mbi njerëzit që do të marrin pjesë në organizmin e tyre dhe mënyra se si do të veprohet!

Në ndërkohë situata në vend në aspektin social e politik po vinte duke u keqësua.

Filluan grevat sporadike të punëtorëve e të minatorëve dhe të studentëve ku shprehej pakënaqësia për kushtet sociale e për parregullsi tjera.

Vdekja e Titos po afrohej dhe të gjithë e dinin se forcat hegjemoniste rankoviqiste serbomëdha ketë po e prisnin për të kaluar në ofensivë me marr pushtetin mbi krejt federatën.

Udhëheqja e PKMLSHJ e kishte vlerësua situatën dhe kishte kërkua që kërkesa për Republikën e Kosovës të realizohet sa ishte Titoja gjallë, sepse ne e dinim se çka po përgatit në Beograd pas Titios!

Por, marrja e Vendimit definitiv për fillimin e përgatitjeve të organizimi të demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosovës së tërësishme u murr me 10 dhjetor 1980 me përcaktim kohor që ato të ndodhin gjatë vitit 1981, pa u caktua data konkrete!

Vendimin me shkrim në forme të Dekretit e nënshkroi Sekretari Politik, ku për Organizimin të Demonstratave ngarkoheshin Sekretari Organizativ dhe Sekretari Operativ i Udhëheqjes së Organizatës së PKMLSHJ.

FJALIMI I MAHMUD BAKALLIT NË KUVENDIN FEDERATIV!

Shkas vendimtar për marrjen e këtij vendimi ishte Mbledhja e Kuvendit Federativ e 10 dhjetorit 1980 dhe Raporti Kryetarit te KK të LKJ për Kosovën Mahmud Bakallit mbi situatën ekonomike e politike në ex – KSA te Kosovës.

Mahmud Bakalli pasqyron shifra statistikore mbi gjendjen faktike të thellimi të prapambeturin ekonomike së Kosovës që pastaj reflektohet edhe në prapambeturin sociale e të gjithmbarshme të popullit ton.

Ai thekson se: “… përkundrejt të fakti se Kosova merr pjese në prodhimtarinë energjetike dhe të metalurgjisë në ekonomin e Jugosllavisë me mbi 60 % të prodhimit, prapambetura e Kosovës, në krahasim me mesataren e Jugosllavisë është thellua, nga 28% në vitin 1948 në 48% në vitin 1980….”!

Që i binte se kjo prapambeturi në krahasim me Sllovenin e Kroacinë ishte e dyfishtë!

Pra, ky ishte momenti vendimtar pse Sekretari Politik i Organizatës e PKMLSHJ nxori Dekretin për Organizimin të Demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosovës së tërësishme!

Pastaj, nëse nuk e gaboj datën, ka qenë 16 janari 1981 kur ju ka dërgua letra e fundit Fadil Hoxhës me përmbajtje ultimatume që ose ata vet do të dalin me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme para Udhëheqjes se Jugosllavisë ose ne do të dalim me këtë kërkese në demonstrata!

Në ndërkohë situata politike e, sociale e ekonomike po ashpërsohej dhe nga çasti në çast ndodhnin shpërthime sporadike të revoltave të ndryshme anë e mban Kosovës . Çasti për shpërthimin e madh po afrohej!

Sekretari Politik së bashku me Sekretaret Organizativ e Operativ e Ekzekutiv të Partisë kishte krijuar Shtabin për Organizimin e Demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosovës së tërësishme me seli në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Sekretarit Organizativ ishin përgatit lista e parullave dhe strategjia e veprimit!

Momenti kritik po afrohej!

(Vazhdon nesër)