Bashkatdhetarët në Friburg me pietet, në 65 vjetorin e vrasjes, përkujtuan figurat e udhëheqësve të çetave kaçake për çlirim dhe bashkim kombëtar: Avdyl Dura dhe Ram Beka, si dhe veprimtarin e NDSH-së, Hajredin Fazliu- Dura, në 62 vjetorit e vrasjes në burgun e Mitrovicës së Sremit
Rexhep Rifati
Në mërgatën shqiptare në Zvicër së voni nuk po mbahen akademi përkujtimore vetëm për figurat e shquara atdhetare të viteve të fundit, por edhe për ato të periudhave të më hershme. Në fakt, tash, nipat e mbesat po i përkujtojnë me pietet të parët e tyre që bënë shumë për kombin dhe atdheun. Një akademi e kësaj natyre u mbajt mbrëmë në qytetin Fribourg/Freiburg CH, kushtuar 65-vjetorit të rënies heroike të udhëheqësve të çetave kaçake për çlirim dhe bashkim kombëtar: Avdyl Dura dhe Ram Beka si dhe 62 vjetorit të vrasjes në burg të veprimtarit të NDSH-së , Hajredin Fazliu Dura . Organizatore e këtij evenimenti përkujtimor-kulturor, të mbajtur në NH –Hotel, Grand –Places ,Fribourg ishte Shoqata humanitare “Fshati Duraj” Fribourg,. Tubimin, e shpalli të hapur kryetari i kësaj shoqate, Besim Beqiraj, i cili foli për aktivitetin e kësaj shoqate në Friburg të Zvicrës. Në tubim merrnin pjese, pos familjarëve të martirëve edhe mërgimtarë nga pjesë të ndryshme të Zvicrës .
Me këtë rast për këto tri figura të shquara atdhetare, një referat tejet përmbajtës, me të dhëna të hollësishme e mbajti historiani Metush Zenuni, i cili foli gjerësisht për vuajtjet e popullit shqiptar nën robërinë serbo – bullgare ne mes te dy luftërave botërore, e në veçanti të familjeve Dura, Beka dhe Fazliu. Potencoi se, heronjtë e kombit, Avdyl Dura, Rame Beka dhe Hajredin Fazliu, për shkak të rezistencës së vazhdueshme, madje edhe me armë në male, u ndëshkuan deri në ekzekutim: Avdyl Dura dhe Rame Beka, ranë duke luftuar kundër ushtrisë dhe policisë serbe me 28 qershor 1949, në fshatin Rake te Ferizajt, ndërsa veprimtari I NDSH-se Hajredin Fazliu, u vra ne burgun e Mitrovicës së Sremit ne maj te vitit 1952, nga dora e zeze serbe. Referuesi, Metush Zenuni, njëherësh anëtar i familjes së persekutuar Dura, me këtë rast ofroi edhe shumë të dhëna rrëqethëse për masat drastike që kanë ushtruar si okupuesi bullgarë ashtu edhe ai serbë ndaj familjes së tyre, me që rast kanë pësua burgosje dhe ekzekutime jo vetëm shumica e meshkujve ,por edhe e grave dhe fëmijëve.
Me një referat në këtë akademi, kushtuar luftës heroike te Shaban Polluzhes dhe çetave kaçake në Drenice e lexoi veprimtari dhe shkrimtari Idriz Mehmeti, I cili krahasoi lidhshmërinë e luftës dhe përpjekjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar te Komandant Avdyl Dures dhe Shaban Polluzhes dhe përpjekjet ne popullit shqiptar për çlirim nga robëria serbe pas përfundimit te LDB-se.
Në këtë akademi pos të tjerëve përshëndeti edhe mjeku Bashkim Kololli, cili tha se nga familja ka trashëgua një kuran të vogël të Avdyl Durës, që ia kishin dhënë dikur në burgun e Ferizajt gjyshes së tij Miradije Abdullahut (nënës së Abdullah Musliu). Doktor Bashkim Kololli u angazhua që familjet dhe institucionet të bëjnë më shumë që eshtrat e Avdyl Durës e Ramë Bekës, të zhvarrosen nga varrezat serbe në Ferizaj, ku i okupuesi serb i kishte varrosur, duke pasur drojën e tyre edhe për së vdekuri.
Në një letër dërguar këtij manifestimi, Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike”,autori i monografisë: “Avdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë etnike”, thekson se mjerisht edhe ky përvjetor po vjen pa një organizim institucional për njerëzit që kanë bërë emër gjatë historisë për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Më 28 qershor të këtij viti bëhen 65 vjet të përjetësimit të dy kryekaçakëve kaçanikas. Avdyl Durës e Ramë Bekës.”. Ai potencon se deri me tash u ngrit vetëm një lapidar i përbashkët për at edhe atë vetëm në saje të familjes së tyre.
ër njerëzit që kanë bërë emër gjatë historisë për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Më 28 qershor të këtij viti, bëhen 65 vjet të përjetësimit të dy kryekaçakëve kaçanikas, Avdyl Durës dhe Ramë Bekës, të cilët më 28 qershor 1949 u vranë nga organizmat shtetërore të ish-Jugosllavisë, në vendin e quajtur Hani i Ri në Rakaj të Ferizajt, ku është ngritur një lapidar i përbashkët. Falë organizimeve familjare, përvjetorët e këtyre njerëzve janë shënuar disa herë, por në mënyrë institucionale deri më sot nuk është bërë asnjë. Thënë të drejtën, para pak vitesh, qenë vënë disa shufra me beton në hyrje të fshatit Duraj, por sot e asaj dite kanë mbetur të tilla.Mbrëmja kushtuar këtyre figurave të shquara të fshatit Duraj nga komuna e Kaçanikut, u përshkua edhe me disa pika artistike në interpretim të Shoqërisë Kulturo- Artistike ,,Besa,, nga Biel/ Bienne. Përndryshe, siç mësuam me këtë rast Shoqata humanitare “Fshati Duraj” në Friburg ka zhvilluar deri më tash edhe disa aktivitete të tjera kulturore e sportive si dhe ka ndihmuar disa aksione për rregullimin e infrastrukturës në vendlindje, përfshi edhe dhënien e bursave për dy studente.