Në 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës- manifestime anë e kënd Zvicrës

Në kuadër të 6 – vjetorit të shtetësisë së Kosovës  në disa nga qendrat më të mëdha të Zvicrës si dhe në lokalitete të tjera organizohen manifestime të shumta kushtuar kësaj kremte kombëtare. Me këtë rast ansamble dhe grupe të ndryshme muzikore si dhe shkolla shqipe e mësimit plotësuese kanë përgatitur programe të veçanta, ku pritet një pjesëmarrje e madhe e bashkëkombëseve tanë. Ndërkaq manifestimi qendror në nivel të Zvicrës, kushtuar kësaj kremte kushtuar pavarësisë së Kosovës do të mbahet me 2 mars në Hörgen të Kantonit të Cyrihut. Me këtë rast po japim disa njoftime që kanë arritur në adresë të portalit tonë: prointegra.ch

Shoqata kulturore Shqiptare ‘‘Atdheu‘‘ në Thun në kuadër të kremtimit të 17. Shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizon një manifestimin me një program të pasur kulturor e artisti, të përbërë me valle kombëtare nga treva shqiptare, në shoqërim të këngëtarëve Besnik Berisha, Silvana Dollapi dhe solisti i mirënjohur Fitim Latifi. Manifestimi mbahet të shtunën më 15.02.2014 në ora 18:30 në Restaurant Morris, Frutigenstrasse 68, 3604 Thun. Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i librit : « Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje » të gazetarit Rexhep Rifati.

Hyrja është 10 sfr. Ndërsa nderi në moshën 15 vjeçare pa pagesë.  Ato që vijnë me vetura duhet të shfrytëzojnë parkingun e  Migrosit të vogël ose te Hotel Holiday. Njofton Kryesia SH.K.SH ‘‘ATDHEU,, në Thun.

Edhe SH.K.A ” DARDANIA” nga Winterthuri, që ka një traditë të gjatë veprimtarie kulturore, organizon një manifestim  në kuadër të Festës së  Pavarësisë së Kosovës në Hotel  „ Zentrum Töss“  Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur (në qendër të qytetit – Töss, dhe që lidhë shumë qytete për afër si: Uster, Zürich, Raperswill, Turbenthal, Bauma, Pfaffikon, Schaffhausenin, Frauenfeldin e gjetiu) .

Festa do të mbahet më 16.02. 2014  ( e diele) nga ora 15:00.   Për të pranishmit me një program të larmishëm  do të kujdeset Sh. K. A. “Dardania” e cila ka përgatit një koroedram për pavarësinë, premiera të valleve dhe befasi të tjera, të tri grupeve të vallëzimit, recitime dhe skuqe të ndryshme,  siç ka bërë edhe në të kaluarën.

E veçanta e gjithë kësaj kremte do të jetë muzika e gjallë e orkestrës sonë me valle e këngë, mandej mysafir i ftuar nga Kosova, rapsodi i mirënjohur Jeton Fetiu. Për argëtimin tuaj të këngëve dhe valleve festive do të përkujdesen grupi kësaj shoqërie, me këngëtar si Ruzhdi Hjarizi, Arbër Jetullahu dhe Bashkim Fekaj me sinta, dhe DJ. Janë të  ftuar edhe diplomacia jonë e akredituar në Zvicër, dhe figura të jetës politike, kulturore, fetare dhe aktivist të diasporës që veprojnë dhe jetojnë në kantonin e Cyrihut e më gjerë.  Po ashtu me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i librave “Rexhep Mala-zjarr lufte që nuk shuhet” me autor Agim Sylejmanin dhe : « Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje » të gazetarit Rexhep Rifati.

Pllakatin mund ta shfletoni në: www.facebook.com/sh.k.a.dardania  njofton stafi SH.K.A ” DARDANIA“, që drejtohet nga Shefqet Cakolli ( Nat: 079 672 41 82 dhe 078 802 15 68).

Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit, për të festuar 6 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, organizon një mbrëmje festive me një manifestim qendror që do të  mbahet  të shtunën 22 shkurt 2014 nga ora 17h00 në këtë adresë: Salla : La Rebatte au Chézard-Saint-Martin/ Grand Rue 56 / CH – 2054 Chézard-Sint-Martin

Në program: Orkestra e Skendës dhe artist të estradës Shqiptare, Ansambli Folklorikë « MËRGIMI » në Neuchâtel, si dhe nxënësit e mësimit plotësues shkolla shqipe nga Kantoni i Neuchâtelit  Këngë e valle nga trevat shqiptare. Kuzhinë shqiptare. Mundësisht për çështje organizative na njoftoni për pjesëmarrjen tuaj në ketë adresë të e-mailit : benni005@hotmail.ch,. Njofton Bashkësia Shqiptare në kantonin e Neuchâtelit.

Shoqata Shqiptare “Atdheu” në Mönchaltorf së bashku me Grupin e Vallëzimit “Rinia” nga Spreitenbachu në Zvicër organizojnë manifestim me rastin e Ditës se Pavarësisë së Kosovës . Manifestimi mbahet të shtunën me 15 shkurt 2014 në ora 18.30  në sallën –Mönchhof 1 , Usterstrasse, 8617  Mönchaltorf   ( për njoftime më të hollësishme mob. 078 769 93 40 dhe 076 456 74 76) / R. Rifati