Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” me arkiv më të pasur në Ballkan

 

Startoi si Foto Studio “Marubi” më 1856 në Shkodër nga piktori, skulptori dhe arkitekti Pietro Marubi-. Muzeu Virtual Marubi përfshin rreth 100.000 fotografi të shkrepura në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të.- Gjatë udhëtimeve të mija kam vizitua tri herë këtë fototekë me famë

Teksti e foto : Rexhep Rifati

Merret vesh se në këtë fototekë, aktualisht muze ruhen rreth gjysmë milioni negativë prej të cilave rreth 150 mijë u përkasin që të tre brezave “Marubi”. Fotot e ruajtura në këtë muze kanë një rëndësi unike për dokumentimin e historisë, etnografisë, ngjarjeve e të tjerë, ndaj edhe tërheqin vizitorë të shumtë, vendas e të huaj. Në muze gjendet edhe aparati i parë i familjes Marubi, për të cilin na është thënë se ende është funksional.

Po aty ruhen me dhjetra aparate fotografike të familjes Marubi, shkrepjet e të cilëve përbëjnë një histori në vete të ngjarjeve dhe zhvillimeve të kohes në Shqipëri, përfshi këtu edhe Malësinë e Madhe, ku u zhvilluan luftëratë e e Dedë Gjo Lulit e që u filmuan në vendin e ngjarjes. Për këtë u bindëm gjatë një vizite që kam bërë shtëpisë së Ded Gjo Lulit në Bardhaj afër Tuzit.   Përndryshe muzeu  në Shkodër ka një nga arkivat më të pasur të fotografisë në Ba

llkan.

Muzeu Virtual Marubi përfshin rreth 100.000 fotografi të shkrepura gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të. Ky projekt konsistoi në arkivimin, katalogimit dhe digjitalizimin e arkivës fotografike të Fototekës Kombëtare Marubit, dhe krijimin e një faqe web për promovimin dhe prezantimin për vizitorët të cilët dëshirojnë për të zbuluar më shumë rreth identitetit kulturor dhe historisë së Shqipërisë, përmes përfshirjes në një udhëtim vizual të fotografive online. Deri më tani, projekti ka arritur të digjitalizojnë në rezolucion të lartë pjesën më të vjetër të arkivit, koleksionin e Dinastisë Marubi me rreth 100.000 fotografi, ndërkohë që procesi i arkivimit dhe katalogimi digjital vazhdon…

UNDP Albania zbatoi projektin Virtual Museum Marubi – MaViMu – përmes programit të saj ART GOLD 2, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Fototekën Kombëtare “Marubi” dhe Rajonin Autonom të Friuli-Venezia Xhulias nga Italia, rajon ky i njohur edhe për traditën në katalogimin dhe digjitalizimin e imazheve. Ky projekti është në përputhje me Planin Strategjik Rajonal të Shkodrës duke u fokusuar në turizmin e qëndrueshëm. Gjithashtu projekti pason kërkesën e qeverisë për të ruajtur dhe për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike të Ballkanit që gjenden në arkivin e Fototekës Kombëtare “Marubi”.