Muzeu Kombëtar Etnografik Berat 

Berati marr në përgjithësi edhe ai vet është një qytet atraktiv e muzeal. Por kësaj radhedha disa foto nga Muzeu Etnografik. Këtë muze e vizitova së bashku me mësuesit e mësimit plotësues nga mërgata, gjatë pjesëmarrjes në një seminar në Berat. Ky muze u përurua në vitin 1979 dhe në te përfshihet kryesisht kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Mjaft nga artefaktet janë unike e të veçanta për këtë zonë, ndaj edhe është me shumë interes që të vizitohet.