Me shoqëruesit vizitova edhe muzeun “Kola Barbati» në Hora të Arbëreshëve në Sicili. Ndonëse e diele, disa nxënës ishin aty për të na ofruar shpjegime për eksponatet e këtij muzeu. Nga 30 e sa muze sa kam vizituar, nuk kam has në një pritje aq të përzemërt sa nga këta nxënës dhe personeli i muzeut.
-“Mirëserdhët !”- ishte fjala më e shpeshtë që na drejtohej në shqipe të rrjedhshme nga ana e këtyre ciceroneve të vegjël arbëresh, në muzeun ku veprojnë seksionet e kostumeve, thesarit kulturor arbëreshë, ikonave e mozaikëve të artistëve arbëreshë, vegla të traditës rurale dhe një ekspozitë fotografish nga masakra e arbëreshëve të Purteles së Gjinestrës Disa nga pamjet e shkrepura në këtë muze nga ana ime gjatë vizitës.


























