Muzeu i qytetit të Ferizajt me gjetje të hershme arkeologjike

Si edhe disa tjera edhe Muzeu i qytetit të Ferizajt, si një muze regjional ka arrit brenda pak vitesh nga ekzistenca e tij të grumbulloj me qindra objekte të kulturës materiale nga fusha të ndryshme të jetës. Aty datojnë gjetje edhe të periudhave të mëhershme historike nga fusha e arkeologjisë, e sidomos nga lëmi i etnografisë, si veshje, vegla të hershme bujqësore, orendi shtëpiake e pas lufte edhe armë e veshje të ushtarëve të UÇK-së.