Muzeu i Familjes Jashari në Prekaz, dëshmi heroizmi e sakrifice

 

Në Muzeun e Familjes Jashari, vizitori nga afër sheh se me ç ‘forcë të policore- ushtarake serbe u përballë kjo familje. Se me ç ‘trimëri rezistoi e luftoi kjo familje, deri në sakrificë, kjo vërtetohet përmes këtij muzeu,  përball kompleksit memorial në Prekaz. 

Mjafton të japim pamjet e arsenalit të armëve: predhat e kalibrave e artilerisë serbe në raport me plumbat e armëve të jasharve: automatikun e Ademit dhe pushkën e Hamzës, kjo e fundit punim artizanal. Se ku kishte arritur barbaria serbe, kjo shihet edhe në vet orenditë shtëpiake, të bëra shosh nga plumbat. Fotove të muzeut po ia bashkëngjis edhe foton e shtatores së Adem Jasharit, inauguruar në Tiranë në 100- vjetorin e pavarësisë.