Muzeu etnografik në Krujë, me objekt unik në trevat ballkanike

223

Sa i përket Muzeut Kombëtar Etnografik në Krujë, që është unik ne trevat Ballkanike me stilin persian, e që ndodhet brenda oborrit të kalasë së Krujës, jo vetëm që ka i një arkitekture të veçantë, porse siç mësuam gjatë vizitës, 90 për qind të objekteve të ekspozuara janë origjinale, duke pas disa prej tyre një moshë deri 500 vjeçare.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Do theksuar se Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës është përurua më 20 nëntor 1989, duke u pasuruar ndërkohë me artefakte që përshkruajnë shpirtin krijues të popullit tonë ndër shekuj si në fushën e bujqësisë, blegtorisë apo artizanaleve të ndryshme

Karakteristika tjetër është se të gjitha objektet funksionojnë akoma. Gjatë vizitës, si edhe në shumicën e muzeve të tjera, hasëm në një pritje shumë të përzemërt nga ciceronët e këtushëm.

Nga të dhënat që na ofruan ciceronët mikpritës, ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764 dhe që paraqet një monument kulture të  kategorisë së parë. Pra kjo shtëpi e stilit persian, tash e kthyer në muze është ndërtuar nga Toptanasit, që në atë kohë ishin sundimtarë të Krujës pasi siç mësuam Kapllan Pashë Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit në luftën që kishin zhvilluar osmanlinjtë. .

Krahas pamjes së jashtme të objektit, koleksioni i veçantë i artefakteve dhe eksponateve që gjenden në këtë muze paraqesin në mënyrë autentike momente të mënyrës së jetesës së shqiptarëve nder shekuj. Në veçanti spikasin, jo vetëm mjediset e jashtme, por edhe brendia ku jepen pamje mjaft të plota të zejeve të hershme të ushtruara në Krujë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, siç ishte punimi i leshit, bluarja e drithërave e ullinjve e të tjerë.

Mësojmë gjithashtu se shumica e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe mjaft nga to edhe sot funksionale, por edhe shumë tërheqëse për syrin e vizitorëve shqiptarë e të huaj.  Aty gjejmë objekte periudhash dhe materialesh të ndryshme punuar si në qeramikë, dru, hekuri, pambuku, guri, mëndafshi, leshi, por edhe qëndisma të ndryshme të ekspozuara brenda dhomave të muzeut, ku nuk mungojnë as dhomat e burrave, të grave apo dhomat e gatimit, të pajisura edhe me veshje kombëtare të dyja gjinive.