Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë me eksponate që nga koha e gurit

209

Në vazhdën e vizitave muzeve të ndryshme, së fundmi më 14 Nëntor 2019, vizitova Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Tiranë, me që rast mbeta i impresionuar me atë që pash aty, qindra eksponate materiale që nga përudha e epokës së gurit e këndej.- Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndaj edhe ka një peshë të veçantë jo vetëm kombëtare, por edhe në përmasa ballkanike e më gjer

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Me 14 Nëntor 2019 shkuarja ime në Tiranë me përfaqësuesit e kulturës së Ferizajt dhe artistë të fushave të ndryshme, por edhe miq të vjetër, objekt i udhëtimi kishte pjesëmarrja në hapjen e Panairin të librit 2019, por aty në afërsi vërejta se ekziston objekti i Muzeut Arkeologjik  Kombëtar, që ndodhet në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë., ndaj edhe u përcaktova për një vizitë të shkurtër.

Nga ajo që pamë aty dhe materialet që siguruam, mësuam se ky muze është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, e që daton nga 1 Nëntori i vitit 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe që vazhdoi si i tillë deri në vitin 1976, kur edhe u veçua pavijoni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik.

Zbulime arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë

Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. I vendosur në të njëjtën godinë me Institutin e Arkeologjisë dhe Akademisë së Shkencave të Tiranës, muzeu shfaq vlera arkeologjike të hershme deri në Mesjetë. Konsiderohet muzeu mëmë për gjithë muzetë e tjera të këtij lloji në vend ,përfshi dhe Muzeun e Durrësit. Ndërsa që vet biblioteka e tij ka 7200 vëllime.

Muzeu Arkeologjik i Tiranës është një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, pasi në këtë muze janë prezantuar objekte arkeologjike nga zbulimet që bëhen në mbarë vendin. I krijuar dekada më parë, ky muze ka qenë gjithmonë në vëmendjen e specialistëve dhe vizitorëve, të cilët nuk mungojnë gjatë ditëve që ai qëndron i hapur.

Gjatë vizitës , nga personeli i muzeut hasëm në një pritje të ngrohtë dhe gatishmëri profesionale për të na informua për gjithë atë që ruhet në këtë objekt, por koha jonë e kufizuar na na jepte shumë mundësi për të qëndruar më gjatë. Megjithatë mësuam se materiali i ekspozuar këtu përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur edhe lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir, dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman.

Në sallën e parë dhe të dytë të muzeut janë ekspozuar objekte që i përkasin periudhës së prehistorisë, nga paleoliti deri në epokën e hekurit. Objektet e zbuluara nga jugu deri në veri të Shqipërisë janë paraqitur sipas një renditje tematike dhe kronologjike, ku qëllimi kryesor i përzgjedhjes së tyre ka qenë lindja dhe krijimi i autenticitetit të etnosit ilir, i cili u krijua dhe u zhvillua në këtë territor. Pranë çdo objekti brenda dhe jashtë vitrinave janë vendosur etiketa që tregojnë edhe vendin e gjetjes së këtyre eksponateve. I organizuar sipas një renditje tematike dhe kronologjike, me mbi 2,100 objekte të shpërndara në pesë salla të mëdha, do të njiheni me periudhat e ndryshme historike të trualli shqiptar dhe gjetjet  përkatëse.

Nga prehistoria deri te antikiteti

Nga periudha Arkaike, deri në periudhën e Antikitetit të Vonë, në sallën e tretë dhe të katërt të muzeut do të mund të njiheni me disa objekte tejet interesante që flasin për zhvillimin e qendrave qytetare ilire. Ndër objektet më të dallueshme të këtij pavijoni janë armët e ndryshme si përkrenaret, mburojat, heshtat, shpatat etj, të cilat vijnë nga qytete të ndryshme të kohës.

Për të kuptuar lashtësinë e këtyre objekteve m mjafton të vizitoni pavijonin e parahistorisë ku përmes dy sallave të dedikuara, do të mund të njiheni me këtë pavijon, ku shfaqen objekte litike prej stralli që flasin për aktivitetin njerëzor nga vitet 160 mijë para Krishtit (Paleoliti) e deri në vitet 7000-1000 para Kr. (Mezeoliti).

Eksponate nga periudha Arkaike, deri te Antikiteti i Vonë

Nga periudha Arkaike, deri në periudhën e Antikitetit të Vonë, në sallën e tretë dhe të katërt të muzeut do të mund të njiheni me disa objekte tejet interesante që flasin për zhvillimin e qendrave qytetare ilire. Ndër objektet më të dallueshme të këtij pavijoni janë armët e ndryshme si përkrenaret, mburojat, heshtat, shpatat etj, të cilat vijnë nga qytete të ndryshme të kohës.

Duke vazhduar në periudhën e Neolitit (6000-4000 para Kr.),vihet re rëndësia e bujqësisë dhe blegtorisë në jetën e përditshme. Kjo periudhë njihet për përdorimin e qeramikës, apo objekteve të tjera si sëpata apo çekanë prej druri të lëmuar.

Vizitën në këtë muze e vazhdova me pavijonin e  Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës, ku nis e vihet re prezenca e fesë kristiane në arkitekturë apo edhe në objektet e jetës së përditshme. Mozaikët, stelat e varreve apo skulpturat arkitektonike janë disa nga objektet më të rëndësishme të ardhura deri më sot nga kjo periudhë.

Me një fjalë ky muze paraqet  një nga muzetë më të rëndësishëm në vend, sepse këtu mund të njihemi me disa nga thesaret më të njohura të arkeologjisë shqiptare. 

.