Muzetë: objektet dhe artefaktet

 (100 ditë -100 kapituj me 1.000 foto autoktone trojeve etnike nga libri im tregjuhësor: «Shtegtimet e një gazetari»)

Në rrugëtimet e mija nëpër trojet shqiptare, jam përpjekur për aq sa ka qenë e mundur që ti vizitoj muzetë e ndryshme, duke veçuar ato etnografike, ngase në to ruhen shumë objekte me shumë vlerë nga e kaluara jonë. Ato përmes eksponateve të shumta paraqesin jo vetëm botën materiale por edhe shpirtërore të popullit tonë.

Ndonëse muzetë e tilla ekzistojnë në shumë qytete të hapësirës shqiptare, arrita të vizitoj vetëm disa nga to, përfshi edhe tri muze private, falë pasionit dhe dashurisë së madhe që kanë pronarët e tyre për grumbullimin e vlerave materiale. Pasi që qëllimi i këtij libri është që imazhet të flasin më shumë se fjalët, paraprakisht po i jap disa nga objektet e muzeve etnografike, përfshi edhe Kalabrinë e Çamërinë. Në mesin e tyre janë edhe disa shtëpi-muze.  

  • Muzeu etnografik Prishtinë
  • Muzeu i Kosovës Prishtinë
  • Muzeu i Lidhjes Shqiptare, Prizren
  • Muzeu historik Shkodër
  • Muzeu i Skënderbeut Krujë
  • Muzeu arkeologjik Butrint
  • Muzeu i Ali Pashës Janinë
  • Muzeu etnografik Gjirokastër