(Vargje kushtuar zjarrit në «Notre – Dame de Paris» )
Një vepër arti në flakë,
Një vepër poeti ra n’hi
Një libër i shenjtë mbuluar me lotin e historisë
Atje në lartësi maje një kupe drejtuar qiellit
Ra si penda e krijuesit për Dhé, si do ditë më parë
Lapsi im i thyer, ndaj se misernikën në lindje dardane
Baquette të Parisit, dy bukë jete i ëmbëlsova në shpirtin tim
Hugo më bërtiti, si unë n’exil, ti po ai i lindjes sate
Lexoje dhe mësoje përmendësh « Notre – Dame de Paris
…dhe shkruaje
Me frymën e fundit, edhe nese asgjë nuk të ka mbetur
Librin e shenjtërisë sate që nga lindja e popullit tënd
Dërgoma që të çmallem dhe ta ik për një sekond dhimbjen time
Një vepër në flakë
Një shpirt poeti ra n’hi
Kryqëzimi im i një rruge të gjatë
Prishtinë-Paris një poet i humbur mes flakës dhe hirit
Kërkon ngjyrë për një vepër që të lexohet si Hugo
Një poet i humbur në bisedë me një poet n ‘amshim
Nëntë shekuj në kujtesë të prej datës e sot
N’udhëti të kulturës dhe dashurisë në Parisin e Hugo-s
Musa Jupolli, 15.04.2019, Paris
Poetit Musa Jupolli i kërkova edhe një prononcim lidhur me këtë me këtë zjarr në njërin nga ovjektet e famshme të kulturës franceze dhe përgjithësisht botërore, përgjigja ishte kjo:
Rexhë i dashur tash sa e lëshova një varg! Notre’Dame de Paris ka pësuar dëme katastrofike, një monument aq i bukur arti , nënë shekuj n’udhëtim të historisë( veç besimit katolik) aty u zhvilluan edhe vepra madhore, ngjarje të rëndësishme jo veç franceze, pra botërore! Pjesa e parme ka dëmtime, po ka mundësi edhe të ruhet diçka, për deri sa pjesa e mbrapme gati e tëra është në dëmtim-shkatërrim! Si pasojë e saj janë punët e filluara tash një vit, dhe parashihej një renovim me kohë zgjatjeje për 20 vite! Sonte Parisi është me lot në sy !


















