Mungesa e Ukshin Hotit!

Mungesa e Ukshin Hotit!

(Me rastin e ditëlindjes së tij)

Nga Safet Sadiku

Edhe në këtë ditëlindje
Mungesa jote ndihet

Emri Ukshin Hoti
Plot dhimbje e krenari!
Si ta quaj këtë kujtim
Ditëlindja e mungesës!

Në këtë ditë
ku fjala jote mungon
Por era ende mban jehonën
e zërit tënd të prerë…

Ukshin i burgosur
në kujtesë
i lirë në zemrat
që s’të harrojnë

Shumë vite u bënë plagë
por ti je ende një dritë
në errësirën tonë

Emri yt është
një amanet i gjallë
Për shtetin
E në këtë kujtim
Nuk kam shumë fjalë
Vetëm të them:
Gëzuar ditëlindjen
o i pavdekshëm
kudo ku je: atje lart
apo midis nesh?
Ti je flamur
Je betim
je shpresë
që ende rri pezull
mbi tokën shqiptare!