Mosstabiliteti ekonomik prodhon një krizë të mundshme në Kosovë

113

Gjendja aktuale politike dhe situata e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, ka reflektuar seriozisht në stabilitetin ekonomik të vendit. Madje e gjithë kjo situatë, ka shumë gjasa që të qojë vendin drejt një krize të mundshme ekonomike, si pasojë e rënies së rritjes normale ekonomike në Kosovë.

Qysh kur është bllokuar Qeveria mungon e drejta e ekzekutimit të mjeteve dhe marrjes së vendime. Kjo automatikisht shkakton rënie ekonomike. Në anën tjetër, do të vazhdojë trendi i hezitimit të investimeve private në periudhat e para dhe pas zgjedhjeve, cka do ta vështirësojë akoma edhe më shumë gjendjen e krijuar. Ndërkohë që ndikime do të ketë edhe në aspektin e jashtëm, kur e dijmë që nuk shohim investime të huaja në vendin tonë, kjo kryesisht ndodhë për shkakë se Kosova si shtet nuk i ofron lehtësimet e duhura në mënyrë që ata të ushtrojnë veprimtaritë e tyre. E përpos kësaj, cili investitorë i jashtëm do të ishte i gatshëm të investonte në një vend ku nuk ka siguri politike.

Ekspertët e ekonomisë në vend vlerësojnë se gjendja ka nisur të vështirësohet qysh moti. Dhe kjo ka ndodhë pikërisht si pasojë e mos pasjes së numërave të mjaftueshëm në Kuvend për kalimin e disa ligjeve dhe rregulloreve tejet të rëndësishme, që ndërlidhen dhe mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa thonë se nuk ka shpresa për përmirësime, derisa nuk kemi një Qeveri efektive dhe Kuvend që votojnë dhe kalojnë cështje të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Përderisa e dijmë që më 22 gusht është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shpërbëhet ai. Nëse kjo ndodhë, i bie që kah fundi i shtatorit eventualisht javën e parë të tetorit do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo do të zgjasë, prandaj edhe mundësia për të hyrë në një fazë të re krize është mjaft e mundshme.