Mos mblidhni Parlamentin për të votuar « mocionin » e prishjes së Qeverisë në këtë gjendje jo të zakonshme!

532

Nëse me kryeneçësi mbahet kjo seancë parlamentare dhe « mocioni » futet ne votim, ftojmë deputetët që janë përfaqësues të interesave të popullit të mos marrin pjesë në këtë tubim, përndryshe do të bëhen pjesë e kësaj komedie të pa falshme, mos ta quaj « tradhti kombëtare » !- thuhet në deklaratën e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, lëshuar nga kryetarit të saj, Musa Jupolli që jeton e vepron në Paris.

Ja edhe teksti integral i deklaratës së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë: Qytetarë të Kosovës, bashkatdhetarë të Mërgatës, Deputetë të Kuvendit dhe liderë të partive politike
Jemi me një kohë « të pa kohë », jemi në « duel » me një armik të pa dukshëm, me një «luftë » me emrin CORONAVIRUS (COVID-19) , pandemi që nuk njeh art e kulturë, që nuk njeh shkencë e politikë, të vetmin « apetit » ky virus ka vdekjen e njeriut.
Ky virus po gjunjëzon edhe shtetet më të fuqishme të botës, aty ku sistemi i shëndetësisë është tejet i përparuar, me ekonomi të fuqishme, me rezerva mijëra miliardshe që t’i përballohet këtij virusi vdekjeprurës !
Deri sa e gjithë bota është e përqendruar dhe e organizuar që t’i vihet në ndihmë qytetarit, në vendin tonë klasa politike ka zgjedhur të kundërtën e kësaj logjike, që si duket nuk e realizojnë, apo nuk duan ta realizojnë « tragjedinë » që na është në prag të derës !
Ky virus mori dhe vazhdon të marrë jetëra të njeriut pa asnjë mëshirë, politikanët e pa përgjegjshëm për interesa meskine krijojnë situata absurde, siç « mocioni » për rrëzimin e Qeverisë, duke e vënë shtetin në « tunel » pa dritë, pra në kaos ku tash më shumë se asnjëherë tjetër Atdheu ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje madhore.
Asnjë arsye nuk është e pranueshme dhe nuk e arsyeton mbledhjen e Parlamentit të Kosovës për ta votuar një mocion që sjell krizë shtetërore.
Sipas asaj që thuhet, se nesër me datën 21 mars 2020 do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për t’u tallur me qytetarin tonë, duke u bazuar në profesorët më eminent të rruzullit tokësor, duke u bazuar në thirrjet Presidenciale të shteteve më të fuqishme në botë, dhe në atë se asnjë Parlament në botë nuk mblidhet aty ku tejkalohen më shumë se 5 -6 veta.
Andaj kërkojmë :
1.Mos të mblidhet Parlamenti për të votuar « mocionin » e prishjes së Qeverisë në këtë gjendje jo të zakonshme.
2.Mbi të gjitha të ruhet shteti dhe liria e Kosovës për të cilën, gjenerata e gjenerata kanë dhanë dijen, pasurinë dhe jetëra të shumta.
3. Nëse me kryeneçësi mbahet kjo seancë parlamentare dhe « mocioni » futet ne votim, ftojmë deputetët që janë përfaqësues të interesave të popullit të mos marrin pjesë në këtë tubim, përndryshe do të bëhen pjesë e kësaj komedie të pa falshme, mos ta quaj « tradhti kombëtare » !
*
Jo veç se nuk duhet të mbahet, po duhet të kërkojnë falje për gabimin më të madh që mund të ndodhë në këtë kohë të pa kohë, dhe jo veç, ata duhet të japin përgjegjësi për gjithë këto të liga që vazhdojnë në Atdheun tonë, të gjithë ata që zbrazën « kacën » e shtetit të dalin para drejtësisë, që monedha e kontribuuesve të jetë në shërbim të qytetarit, sidomos në këto çaste ku virusi troket fuqishëm në trojet tona !
Zoti e bekoftë kombin tonë !
Kryetari i LKSHM-së: Musa Jupolli
Paris, 20.03.2020

Reagimi poetes shqiptare nga Belgjika

Me një herë pas botimit në rrjetet sociale, kjo deklaratë hasi në përkrahje tek krijuesit në mërgatë, ndër të cilët ishte poetja Pranvera Gjoni që jeton e vepron në Belgjikë. Me ketër ast po e botojmë edhe reagimin e saj :
Pranvera Gjoni:  Jam mendërisht e shpirtërisht me analizën e gjendjes aktuale dhe absolutisht me kërkesat e parashtruara nga ju Musa!
– Në gjendje lufte shqiptari e ka treguar gjithmonë se gjithë arsenali i tij përdoret në shërbim të atdheut.
E pra duhet të kuptohet qartë, që kjo është LUFTË GLOBALE, ku gjithë qeveritë e shteteve të botës janë në “ALARM”, në zbutjen e gjendjes ku njerëzit po vdesin në seri. Belgjika pa qeveri gjatë kësaj periudhe që pas zgjedhjeve të bëra, krijoi qeverinë e emergjencës me koalicion për të bërë të mundur minimizimin e katastrofës që është në derë.
– Koha thërret S. O. S!
Është absurditeti më i madh t’i kërkohet qeverisë mocion në kohë lufte! Kjo do të thotë:- që Kosova dhe populli i saj të jetë jetime në këtë realitet të papërballueshëm!
– Mbi partitë politike, duhet të kërkohet me ngulm, të mbahet situata e jetës nën kontroll. Kjo që po ndodh në Kosovë është SABOTIM I QËLLIMTË!
– Kurajo guximtarëve politikanë të panjollosur, të mos pranojnë kurrsesi shembjen e qeverisë dhe njëkohësisht të popullit e atdheut!
Me indinjatë, Pranvera Drita Gjoni!

Rudina Ismaili , poete Kavajë : Ndërkohe, kur bota moderne ka ndërprerë çdo lloj aktiviteti, ndërkohë kur jeta e njeriut është vene ne një kryq te madh nga virusi bastard ndërkohë, kur ekonomia e shteteve me te fuqishme është ne rënie te theksuar, ndërkohë kur fshati po digjet si është e mundur qe “rrugaçja donë te krihet?”. Pra ,si është e mundur qe një grusht maskarenjsh te shpërfillë tragjedinë qe po luhet e te pretendojnë te shkaktojnë një tjetër kaos e epidemi ,atë te shtimit te vuajtjeve te dhimbjeve te një populli qe ka vuajtur aq shume nga te huajt e tani kërkon me te drejte pak paqe, frymëmarrje te lire ne token e tyre te ligjshme??Njerëz zgjohuni e mos lejoni t’ju përdorin. T’ju groposin 7 pashe nen dhe…Bëjeni për hir te fëmijëve tuaj, për hir te jetës qe është 1 dhe vetëm 1 për te gjithë dhe për ju! Mbështeteni këtë peticion te kryetarit Musa Jupolli, njeriut te pastër, shqiptar te ndershëm. Me respekt!!