Organizata “Miqtë e Familjes Biden” në Ferizaj, së bashku me ca pjesëtarë të KFOR-it amerikan, festuan datëlindjen e shtetit të Kosovës
Shkruar nga Sami ARIFI
Nën organizimin, e kryetarit Hazir Berishës, me kryesinë e Organizatës „Miqtë e Familjes Biden“–Ferizaj, në restaurantin THE HILLS u festua me KFOR-in amerikan, miqësisht, me një simbolikë të veçant, 17 Shkurti 2008, Datëlindja e Shtetit të Kosovës. Bisedat ishin frytëdhënëse, por edhe falënderuese, për përkrahjen që po i jepë SHBA, Kosovës për ecje drejt hyrjes në organizatat ndërkombëtare. Pjesëtarët e KFOR-it u falënderuan për ftesën dhe miqësinë e përhershëme në rritje që po krijon kjo Organizat mes dy popujve.
Grupi „Vollunter“ të udhëhequr nga drejtori i Organizatës „Miqtë e Familjes Biden“, Avdyl Imeri, vrapuan 17 kilometra për shënimin e 17-të vjetorir të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryesia e Organizatës „Miqtë e Familjes Biden“, meqë rast në këtë organizim festiv, ndau ca mirënjohje disa kontribuesëve në këtë Organizatë.