Ministri Murati vlerëson përfshirjen e shqiptarëve në zgjedhjet zvicerane

Në një takim në Cyrih me kandidatët për Parlamentin Federal, ministri i diasporës, përkujtoi se zgjedhja eventuale e ndonjë deputeti shqiptar në parlamentin zviceran, do të përbënte jo vetëm kulmin e integrimit të mërgimtarëve, por edhe një komponet të rëndësishëm edhe për vet Kosovën

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në disa lokalitete të Zvicrës, në radhët e komunitetit tonë, prej javësh po zhvillohet një aktivitet i dendur politik në fushatën për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë për deputet në Parlamentin Federal. Zaten asnjëherë më parë, si në këto zgjedhje nuk ka pas më shumë kandidatë, por as kaq aktivitet në radhët e shqiptarëve. Dilema që tash shtrohet është sa nga shqiptarët që posedojnë pasaportë zvicerane do të kryejnë obligimin qytetar për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Në këtë fushatë në përkrahje të kandidatëve shqiptarë, pavarësisht se për cilën parti zvicerane garojnë, ishte ( sot, më 3 tetor) edhe ministri i diasporës Valon Murati. Do theksuar se edhe më 17 shkurt, gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Zvicër, ministri Murati i patë këshillua shqiptarët që të bëhen pjesë e të gjitha rrjedhave ekonomiko-shoqërore në shtetin helvetik e veçmas që të bëhen edhe pjesë sistemit politik- zgjedhor, si parakusht për përfshirjen e tyre në institucionet e vendit.

Në këtë kuadër Ministri Murati në një takim të organizuar nga Qendra Kulturore në Cyrih (mbështetur edhe nga Bashkësia Shqiptare në Zvicër, që drejtohet nga Ahmet Asani), në lokalet e qendrës zhvilloi një takim konsultativ me katër nga kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet e sivjetme për deputet nacional në shtetin helvetik: Shqipe Bajramin, Shpëtim Xhemailin, Qëndresa Latifi dhe Veton Rasaj, kryesisht kandidat të CVP-së. Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, kryesisht të pjesës gjermano folëse, si dhe pjesëtarë të ekipeve që mbështesin dhe popullarizojnë kandidatët.

Duke iu drejtua kandidatëve dhe uruar sukses sa më të madh, ministri Murati, u tha atyre se pavarësisht nga rezultatet e arritura, se rruga në të cilën janë nisur garanton suksese të padiskutueshme dhe se zgjedhja eventuale e ndonjë deputeti shqiptar në parlamentin zviceran do të përbënte kulmin e integrimit të mërgimtarëve në Zvicër.

Potencoi gjithashtu kontributin e madh që ka dhënë diaspora jonë në të gjitha etapat dhe se tash është një moment i ri për një pozicion paksa më ndryshe të mërgatës sonë në vendet ku jeton e vepron. Duke u bërë pjesë e të gjitha rrjedhja zhvillimore, mërgata fuqizon vetën dhe ofron Kosovën me këto vende. Krijohen parakushte për thellimin të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, aq më parë kur brezi i ri këtu në Zvicër, por edhe në shtet tjera po inkuadrohet në të gjitha rrjedhat e ekonomisë, shoqërore, kulturore e te tjerë. Diaspora është në tranzicion të vazhdueshëm dhe çka është më e rëndësishmja ajo tash, ka arrit në fazës e saj të zhvillimit e integrimit edhe në jetën politike, çka dëshmon edhe rasti i një përfshirje kaq masive të kandidatëve shqiptar në shtetin e Zvicrës, vend mik ky që prej kohësh është vënë jo vetëm në përkrahje të komunitetin tonë por edhe të pavarësisë dhe proceseve zhvillimore të vetë Kosovës. Ndaj edhe këtë pjesëmarrje të shqiptarëve në këtë garë, Murati e sheh me interes jo vetëm për komunitetin por edhe vet Kosovën .

Kandidatët e pranishëm në këtë takim, pos që shpalosën disa nga pikat e programit , kërkuan edhe mbështetjen përmes votës. Ata gjithashtu krijuan një komunikim të ndërsjellë me të pranishmit, kryesisht drejtues shoqatash kulturore e sportive. Ndërkaq, Përparim Avdili, njohës i mirë i procesit zgjedhor në Zvicër, i njoftoi të pranishmit rreth mënyrës së votimit të kandidatëve. Gjithashtu u përmend se mediat do të duhej të mbështesnin për mes spoteve të ndryshme kandidatët shqiptarë. Një kërkesë e tillë iu drejtua sidomos Televizionit të Kosovës.

( Me këtë rast po japim ca pamje nga ky takim )