Migrantet/ët në Cyrih mbrojnë lëvizjen e lirë të personave

Cyrih, 07.07.20

Në Cyrih është themelua një kolektiv kundër iniciativës së SVP/UDC e cila synon të ndërpresë lëvizjen e lirë të njerëzve. Kolektivi, i krijuar nga shoqata të ndryshme migrantësh dhe organizata miqësore, synon të jetë një vend i hapur për të gjitha organizatat dhe qytetarët individualë që duan të punojnë për një Zvicër të hapur dhe solidare dhe kundër diskriminimit dhe populizmit të krahut të djathtë.

Sa i përket fushatës kundër nismës popullore “Për një imigrim të moderuar (nismë kufizimi)”, në ditët e fundit në Cyrih u themelua edhe kolektivi i Cyrihut për lëvizjen e lirë të personave. Ky kolektiv u themelua për të marrë parasysh shqetësimet e shoqatave të migrantëve: fushata nuk duhet të nënvlerësohet, duke shpresuar se zviceranët do hedhin poshtë iniciativën. Përkundrazi, ky sulm i mëtutjeshëm mbi të drejtat e të huajve nga Partia Popullore Zvicerane (SVP/UDC) duhet të kundërshtohet me forcë.

Nëse iniciativa do të miratohet, marrëveshja për lëvizjen e lirë midis Zvicrës dhe BE / EFTA (FZA/ALCP), e cila rregullon jetën e më shumë se 1.700,000 njerëzve në Zvicër, do të shfuqizohej, gjë që do të sjellë pasoja të rënda në formën e humbjes së të drejtave (lejeve të qëndrimit, ribashkimi familjar, përfitimet sociale, etj). Heqja e FZA/ALCP do të ishte një hap serioz prapa për shumë njerëz dhe do të sillte një pasiguri masive për gjendjen ekonomike dhe sociale të të prekurve. Miratimi i mundshëm do të prekte punonjësit, familjet, studentët, por edhe të miturit. Të huajt nuk do të mbroheshin më nga FZA/ALCP, dhe kjo do të kishte pasoja të rënda për të gjithë pa përjashtim.

Për më tepër, aprovimi i iniciativës do të nënkuptojë përfundimin e marrëveshjeve bilaterale, gjë që do të çonte në izolimin e Zvicrës në Evropë. Siç tregojnë studime të shumta mbi këtë temë, ndikimi ekonomik i një zhvillimi të tillë do të ishte shkatërrues dhe mund të çojë në paqëndrueshmëri të paparë politike dhe sociale në Zvicër. Arsimimi dhe kërkimi universitar, dy nga zonat shembullore të Zvicrës, do të dobësohen rëndë nga shfuqizimi i marrëveshjeve bilaterale.

Kolektivi është i mendimit se nuk duhet të përsëritet gabimi i vitit 2014 kur fushata kundër iniciativës SVP “Kundër emigracionit masiv” u udhëhoq kryesisht nga qarqet e biznesit dhe të punëdhënësve. Përkundrazi, për të dhënë një refuzim të qartë nismës ksenofobe të SVP/UDC është më se i nevojshëm një bashkëpunim i gjerë i organizatave përparimtare dhe demokratike të qytetit të Cyrihut.

Kontaktet:
Anna-Maria Cimini (gjermanisht): fclis@fclis.ch
Mattia Lento (frëngjisht):mattialento@gmail.com
Roberto Cammarano (italisht): rob.cammarano@gmail.com
Osman Osmani (shqip): oo@bluewin.ch
Manuel Joglar (spanjisht): manolojoglar@gmail.com
Marilia Mendes (portugalisht): marilia.agostinhomendes@unia.ch
Ivan Ota (sllovenisht): ivanota@gmail.com
Gaia Restivo (anglisht): gaia.restivo@gmail.com


Organizatat
:
Comitato unitario per la libera circolazione / Komiteti unitar (italian) për lëvizjen e lirë (ACLI, ANPI, Associazione pensionati italiani di Zurigo, Associazione solidarietà e diritti, Comitato XXV aprile, ECAP, Fabbrica di Zurigo, Federazione delle colonie libere italiane in Svizzera, Italia viva, Laboratorio per la Sinistra, Missioni Cattoliche Italiane in Svizzera, PD, SPI-Svizzera, VOLT)
Marea Granate
Prointegra
Promoción cultural española
Punto de encuentro
Izquierda Unida Zürich
Alternative Liste Zürich

Mbështetur nga: Unia Migration und Syna Migration