Mërgimtari që vjen për çdo ramazan në Kosovë nga Zvicra

Që 43 vjet jeton në Zvicër, por Shahin Shahini çdo muaj të ramazanit e kalon ne Kosovë.

Shahin Shahini ka shumë vjet që jeton në Zvicër, por që Kosovën asnjëherë nuk e harron. Shpesh e viziton vendlindjen e tij, megjithatë gjatë muajit të ramazanit qëndron në Prishtinë bashkë me bashkëshorten e tij. Ai thotë se prej që është pensionuar ka më shumë kohë. “Gjithmonë e kam vizituar Kosovën dhe shumë shpesh, por për muajin e Ramazanit kam dëshirë të qëndroj këtu dhe të agjëroj, sepse këtu ndjej kënaqësi më të madhe”, ka thënë Shahini.

Ai më tej ka shtuar së në Kosovë i pëlqejnë më shumë xhamitë se sa në Zvicër, prandaj edhe vjen këtu për këtë muaj.“Unë çdo herë edhe iu ndihmoj njerëzve në nevojë, pasi që në këtë muaj solidariteti duhet të jetë hala më i madh’’, ka shtuar Shahini.