Mërgimtari nga Kumanova, përmes mundit e djersës u ngrit majave të biznesit në Austri

Në kuadër të udhëtimeve treditore në Oberösterreich dhe pikërisht në qytetin e njohur Bad Ischl të Austrisë takuam njërin nga afaristët më të suksesshëm shqiptar të kësaj Z. Feim Faiku që është me prejardhje nga Matejci i Likovës, me të cilin biseduam rreth migrimit në të tij në këtë shtet dhe veprimtarinë dhe rrugëtimin e tij majave të biznesit.

Ai na informoi se në Austri jeton mbi 20 vite por që prej 12 vitesh ka të regjistruar biznesin e tij familjare në fushën e ndërtimtarisë ku kohëve të fundit ka arritur ta zgjeroj biznesin me kontrata shumë të favorshme! Ai na shpjegoi se arritje deri tek kjo gjendje afariste nuk ishte e lehtë por duhej kaluar kohë, investuar mund dhe djersë por dhe duke punuar me orar të gjatë deri në 16 orë në ditë. Në ngritjen e firmër rol të veçantë patën edhe dy djemtë e tij, ndonëse me moshë të re, por të përgatitur me shkollim adekuat profesiional.

Përveç veprimtarisë afariste ai na informoi se në vendin e quajtur Bad Goisern afër vendbanimit të tij ekziston një varrezë e lashtë, e cila mendohet se është varrezë ILIRE, por që fatkeqësisht nuk patëm mundësi që ta vizitonim për shkakun se ishte e mbyllur.

Feim Faiku nga edukata orej një mikpritësi na shoqëroi gjysmë ditë dhe na ftoi në shtëpinë e tij private në të cilën jeton bashkarisht me tërë familjen.

Feimi pos se si afarist e nikoqir i mirë shquhet edhe për bamirësi, ndaj  edhe tërë të ardhurat e muajit Ramazan i ndanë për skamnorët.

Në emër të ekipit ProIntegra në përbërje Rexhep Rifati , Afrim Nevzadi dhe unë Shenasi Aliu, Feimin dhe familjen e tij e falënderojmë përzemërsisht për mikpritje dhe shoqërimin që e organizoi për ne, u ndamë me shpresë që në një të ardhme të afërt në një organizim të kemi mundësi ti faktojmë varrezat për të cilin na rrëfeu Feimi.

Përveç gjithave ishte karakteristike se në këtë qytet numri i shqiptarëve ishte shumë i vogël ngaqë ky vend është i njohur për turistë të huaj dhe vendas, por edhe njerëz eminent nga e tërë bota ndaj edhe çmimet e shtëpive, por edhe qiratë janë më të shtrenjta. Gjithashtu ai shprehi kënaqësinë se numri i afaristëve shqiptarë edhe në këtë anë është evidentë, ndonëse numerikisht shumë i vogël, si edhe i banuesve shqiptarë.

(d.v.) she.a.