Mërgimtari nga Danimarka furnizon bibliotekën e Ferizajt me tituj të ri

Veprimtari i njohur nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Ibrahim Xhemajli, që prej vitesh jeton në Danimarkë, solli në Bibliotekën e  Qytetit “Sadik Tafarshiku”  të Ferizajt disa libra nga autorë të mërgatës që trajtojnë tema të veçanta e me interes për lexuesin

Kudo që njeriu frymon të vjen para Atdheu me gjithë jetën e tij dje, sot dhe nesër. Nuk të shqitet nga mendja gjendja e rëndë dhe momentet e lumtur që përjetove së bashku me te. Ato rrethana me plot peripeci, por edhe krenari qëndrese zbehën, por edhe harrohen me kalimin e kohës po të mos shkruhen, pikturohen, komponohen, gdhenden në kujtesën artistike në paharresë gjeneratave.

Vetëm atëherë kur jeton larg tij e kupton çka do thotë Atdheu. Kështu e ndien rilindësit e mëdhenj, kështu e ndiejnë rilindësit e kohës sonë. Kësaj radhe veprimtari i njohur nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Ibrahim Xhemajli solli në Bibliotekën e  Qytetit të Ferizajt disa libra nga autorë me tema të veçanta.

Drejtoresha e bibliotekës, Teuta Demiri, i pranoi me kënaqësi librat duke u falënderuar në emër të lexueseve për dhuratat me vlerë për ta. Librat e dorëzuar nga Ibrahim Xhemajli, veprimtar i cili jeton në Danimarkë, ndër të cilat janë  romanin me titull “Eskadronët e vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, ( Zvicër) gjashtë ekzemplarë për bibliotekën “Sadik Tafarshiku” të Ferizajt.   Libër tjetër “Pranverë e helmuar” me autor Hazir Mehmeti (Austri) ,  i cili nxjerr fakte mbi helmimet e rinisë shqiptare në vitet nëntëdhjeta. Libri u botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Artini”, Prishtinë. Tituj tjerë nga autori në fjalë që iu dorëzuan bibliotekës nga autori në fjalë janë: “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri” botuar nga “Artini” (botimi i dytë) dhe monografia e dytë “Mësimi shqip në Austri”.

Ibrahim Xhemajli u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha bibliotekat dhe shoqatat kulturore edhe në të ardhmen duke e mundësua lidhjen më të fuqishme mes krijuesve e veprimtarëve nga mërgata me Atdheun. Veprimtari Ibrahim Xhemajli tregon se atë ditë kur shkoi për ti dhuruar librat, se biblioteka ka qenë mbyllur dhe ditë pushimi e me shi, porse drejtoresha fare nuk përtoj të vijë vetëm e vetëm për ti pranuar këto botime dhe për pasuruar biblioteken me tituj të rinj.

Ky kontingjent ndonëse i vogël, por me vlerë, do të pasuroj edhe më tepër librin shqip te “Këndi i vendlindjes”, që iu kushtohet autorëve nga vendlindja, përfshi edhe ata në mërgatë.