Mërgata me shpirt e me zemër me Tetovën!

Tragjedia e shkaktuar nga zjarri në spitalin e Tetovës, ku sipas të dhënave më të reja të prokurorisë është konfirmuar se janë 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga radhët e stafit mjekësor, ka pikëlluar pa masë mërgimtarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë e veprojnë.

Po të shikosh rrjetet sociale dhe portalet në mërgatë, shihet se me ç ‘shqetësim e pikëllim të madh u përjetua kjo fatkeqësi me përmasa tragjike, ndaj edhe mërgimtarët tanë nga dje e sot janë me shpirt e zemër me Tetovën, duke shpreh dhembjen e pikëllimin për atë që ndodhi dhe duke u shpreh ngushëllime familjarëve që humbën më të afërmit në këtë tragjedi , por edhe duke u lutur që ata që pësuan lëndime të shërohen sa më shpjet.

Me këtë rast, Redaksia e platformës prointegra.ch i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe lutet për të lënduarit që të shërohen sa më shpejtë, me shpresën se do të kenë kujdesin e duhur mjekësor në kushte më të përshtatshme spitalore.