Mentor Thaqi: Legjendë n`legjendë

LEGJENDË N´LEGJENDË


(kryet e ujkut n´krah, legjendës i jep pah)
(t’atjeta Mjeshter Gëzim Muriqi)

U(j)k Mali shpata, Mal Ujku fjala,
kullë e rrethojë pellazgu mbi soj fisnikërie,
kjènësia jème e d´lirë
Edhe syni i Gla-Ukut n´nâm t´Apollon Ujkut
zulm bâ ish, për nj´ato 99 shejtni t´Dillit Yll:
– Ai dhâm i koh´s le t´thehet, e tonin roje
varun krye djepi, ngjitun n´guri vorri
syni i keq … phu-phu-phu, ncëk djalo,
e kemi ujkun tonë që çanë shteg der´n´breg
t´parë, bujar, komandar …
sa n´n´orë t´Sh´Martinit e sa n´sy t´Shën Gjergjit
Preambulë … Kristobulë … Vulë
mbi krah, për pah
Edhe Detin n´kapërcim, si 7 tjerë
ai i Joni, de, kah Epokë e jona
kah hyjneshë Ulkonja dje,
prej Erës së vjetër n´kët´ Er` t´Re
n´rrëmujë u kthye Vezuvi atëbotë me vetveten
n´përplasje u nxu kur belbëzoi Roma,
kur kjau Remi, kur knoi Romuli
kur Qiellin çau jehona që Legjendën e nguli
mbamèndjeve tona që zezona s´e shkuli
– Djalo, i tha Legjenda, t´përjetuemet përjetësoi,
mos lè t´bâhen mite, jânë legjenda,
Bota ka yll e yje me katër anë,
ti t´tonin n´gjashtë maje, t´tana n´t´ruejtne:
thèmrat larg trupi mos i lè, prej Akili e ke,
nër bri ke ijen, ke hijen,
n´krye Mrètneshen e kreshtav
n´zemër Mrètneshen e Qiellit
n´èshtna fuqinë e Diellit e n´krah kryet e Ujkut,
si mot mas moti, prej Likaoni, e ke shpatë Zoti
Edhe triumfin që s´ta sheh syni i hiles
ta thotë hasmi nga zemërplasja,
shqiponja që edhe skyfter mund t´jetë
Mrètneshë e Naltësive, n´mision t´vetë
krahëve ta hudhë nj´atë krye e l´kurë ujku
Postulati në fron apostolik,
vulë e gatueme o Mbreti jèm, fatin e vetë mban,
rr´fime gojore e përgojore ala Marmara, ala Bosfore
le të çarten mèndje e ëndje
saga etimologjike kallzon gjèndje
IN PE RA TO RE BT
qafa mbahet ngrohtë me gzof l´kurash,
n´mes teje e kreje âsht fuqia e krahnorit,
e Saga … ajo e vjetra, n´mapa e n´letra
Madhëri, ti Madhni,
kjo kjènësi âsh fisnikëri, përkrenarja âsht mbi kry
e “shpata e Zotit” poaty
Gurlatuesi i shkrepave tona, n´rrâjë t´veta èmën bâni,
le t´lulon tradita e lashtë
(ish betue djali i Murikut t´Këlmènit)
me i falë gzim tok´s t´vètë, me ia ruejt eshtnat,
se farë e gjakut nuk nrrohet, as për lakmi, as për m´ni,
Testament prej t´parëve:

as kur mènja e ligë prej dreqi yshtet
Edhe sot m´vjen hiallë kânga e lashtë
ajo e moçmja prej Apollon Ujkut,
ruejt e paskësh n´jatë Testament prej Likaoni,
hidhërim i dha Zeusi: “Dy zotna t´nji adhurimi, nuk bân”, tha
“o unë o Likaoni, Troja le t´flènë n´gërmadha,
dhâmi i ujkut nuk kjè varun n´thèmër!”
phu phu phu … lèrg´ e liga kjoftë
Ah se ç´mllef derdhi Ulkini,
pellgut të buzëtrashëve i shkoi jehona si kah Dodona
ulkinas i thirrshin ata t´ân´s t´malit,
kjè ushtimë si murmurimë, s´kjè ulurimë
pa e paskësh ai Balsha i parahershëm
ai që e moçnisi moti i motakëve,
Ulkonja sillej n´Ulkin
– Djalo, duhen tjerrë fijet tona
t´t´hollueme i patëm heret
me legjenda u mbajtëm kah vajtëm
se fille kjenësie patëm kur epokat i matëm
Kreu i Shqipes flet prej naltësie,
ngadhnjimtare prej mbi gjashtëdhjetë shekujsh
l´kurat … edhe të ujqëve mund t´jenë mbi supe
por, sall naltësia mrètnon,
ajo shqipnon … skyfteron … gjithmonë

Mentor Thaqi
19 shtator-22 nëntor 2024
***
PS.:
Në brëndi të nderimit dhe kremtimit të festave nëntoriane!
Gëzuar Ditëlindja e Alfabetit!
Gëzuar 28 Nëntori!
Gëzuar kthimi i Skënderbeut në Atdhe!
Zoti e bekoftë Kombin tonë, Atdheun

(Foto nga arkivi i Rexhep Rifatit: Kori “Lyra” nga Zvicra në shoqërim të Lulzim Jasharit me rastin e inaugurimit të shtatores së Skënderbeut (me autor Gëzim Muriqin) te Hora e Arbëreshëve në Sicili)