(Artistit dhe Atdhetarit Dan Gashi, post mortem)
Ev Dan Gashi! Ev Artist, ev!
Po pse u ngute kaq shumë o Mjeshtër?!
Kjo ikje e jote keq zemrat na i theu,
na u ngrinë sytë n´lotin e parreshtur!
Për ku u nxitove o Burrë i Dheut?
Na e ktheve shpinën në heshtje,
t´ngarkueme rreth qafe brengën e Atdheut,
e shpirtin prush dhe flakë prej eshke!
Po me brushen pse u idhnove?
Pikturen e nisur në gjysmë e lè!
O Mjeshtër, kush të joshi që u nxitove,
të paktën bre shoq, lamtumirë s´na the!?
Edhe Ujëza jote e bregut të Drinit,
as një fjalë prej teje s´e ndjeu,
në këtë Janar të zymtë të dimrit,
që sall lajmi i hidhur, heshtjen ia theu!
E ne shokët e vrapit të hershëm atdhetar,
mbetëm gojëhapur e me lot në sy,
librat tuaj po i mbajmë në sirtarë,
se kujtimeve të shumta, zemra s´iu vën dry!
Para syshë na dalin vitet e 90-ta,
me itinerar të ngjeshur veprimesh,
të stërmbushur brenga na ndizte zjarr jeta,
e ne veç stërmbusheshim elan prej takimesh!
Ah, Mjeshtër i Artit, si mund ta harroj,
atë melodi të fyllit, bashkë me mua në skenë?!
Më fal o Artist, dhimbja më ligështoi,
Lamtumirën s´ta duam, se mes nesh ti je!
…
Mentor Thaqi
25 Kallnor 2023