(Sot në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, nga 100 kaptinat librit tim, përzgjodha memorialët e lirisë, gjakun e derdhur për lirinë dhe mëvetësinë e saj, jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni e Çamëri )
Komplekset memorialë, ku prehen viktima të shumta, civilë e luftëtarë ranë në altarin e lirisë në periudha të ndryshme, ishin ndër caqet kryesore të vizitave. Sidomos të atyre që u vranë nga barbaria serbe. Në Kosovë u ngritën dhjetëra komplekse për të respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve dhe heronjve të kombit.
Kompleksi Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, tash më është kthyer në një vend pelegrinazhi për shqiptarët nga gjitha anët e botës. Për çdo vit vizitohet nga qindra mijëra bashkëkombës e të huaj, vërtetësi e një sakrifice të paparë të një familje në luftën për liri
Ndërkohë isha në Kompleksin memorial në Koshare, ku prehen dëshmorët e Epopesë së lavdishme si dhe në kompleksin në Reçak, viktimat e të cilit bënë kthesë në ndërgjegjen njerëzore për mbështetjen e luftës së drejtë për liri. Në Kompleksin e varrezave çame në Konispol, ku prehen emrat e qindra viktimave të terrorit shovinist grek. Për homazhe isha edhe në kompleksin në Landovicë, në atë “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës, në Dubovik ku pushojnë eshtrat e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Nënës Ajshe, si në memorialin e dëshmorëve në Ferizajt.
- Memoriali, Prekaz
- KF “Kosova” nga Cyrihu në Prekaz
- Memoriali në Koshare
- Homazhe, Koshare
- Memoriali, Reçak
- Memoriali i vëllezërve Gërvalla në Dubovik
- Kompleksi i varrezave të çamëve, Konispol
- Memoriali Zajas, Kërçovë
- Shqiptarët e rënë, Zajaz
- Kompleksi, Landovicë
- Varrezat e dëshmorëve, Ferizaj
- Nderim edhe nga vogëlushët, Ferizaj
( Teksti e fotot : R. Rifati)