Me Petanin Kroacia e para

Sylejman Morina

Kuvendi i qytetit Zarës çdo vit ndanë mirënjohje publike për arritje e të jashtëzakonshme në lëmi të ndryshme,të individëve institucioneve që ndikojnë në zhvillimin dhe afirmimin e qytetit Zarës. Vitin që e lamë pas edhe dy arbnesh morën shpërblimet e merituara nga Kuvendi i Zarës. Kështu që lista e arbneshve meritor të shpërblyer nga ky institucion sa vije e shtohet. Kësaj radhe u nderuan dy sportistë kulminant, Romano Bajlo e Bozhidar Petani,që i kishin sjell medalje të çmuara Kroacisë. Romano lundërtar olimpik,trajner i shumë gjeneratave të suksesshme të klubit lundërtarëve “Jadran” shpërblehet për vepër jetësore, ndërsa Petani  me stemën e qytetit të Zarës. Petani me dy zhytësit tjerë arriti që Kroacinë ta bëjnë një superfuqi në sportin e zhytjes, duke e rrëmbyen vendin e parë në garën ndërkombëtare të mbajtur në Nicë të Francës më 2012. Ata, në një konkurrencë të fortë, ku merrnin pjesë 37 shtete me 130 pjesëmarrës rrëmbyen medaljen e artë. Kroacia,kësaj radhe e ka befasuar edhe ekipin favoritë të Francës nikoqire. Garat ishin të organizuara nga, AIDA-Federata më prestigjioze botërore në këto disiplina Statikë, zhytje  konstante pa ndryshuar peshën dhe dinamikë. Në bisedën e zhvilluar me Petanin u interesuam të dimë më tepër se kush është , Bozhidar Petani.”Jam Bozhidar  Petani, 38 vjeçar, katolik i martuar dhe kam tre djem. Jam pronar i një ndërmarrje të vogël familjare e cila merret me kryerjen e punëve nga ndërtimtaria duke shfrytëzuar pajisjet e mia teknike”. Ndërsa, gjatë stinëve të pranverës dhe verës merret me turizëm, duke huazuar apartamane me qira përgjatë bregdetit mahnitës të Zarës. Është interesant, se Petani më parë është marr me sporte tjera,si: boksi,karateja xhudo,tenisi, atletika,futboll etj. “me ato sporte jam marr për reaktivitet”. Sporti i zhytjes dal nga dal i hyri në shpirtin e tij, duke u bërë dominues ndaj sporteve tjera. Pos zhytjes ai preferon këngën prandaj edhe është anëtarë i korit të kishës arbëreshe ”Vicko Zmajeviq”të Arbanasit, dhe i grupin festiv të bashkësisë” Apostujt e gjakut të Krishtit”.

Si filloi lidhja me sportin e zhytjes?

Në familjen e tij më parë askush nuk është marr me këtë sport. Te Petani  lidhja me ketë sport si duket është shfaqur spontanisht. Ai gjatë punës që e bënte me një bager në një ujdhesë afër Zarës, kur i kishte afërsisht 22 vjet, i shtyrë kureshtja të provoj të zhytet  në  thellësitë  e  kaltëra të Adriatikut,në ato ujëra të pastra që dikur lundronin anijet dhe lundrat Liburne. Me që rast, kishte arritur të depërtoj në thellësi prej  15 metrash. Ai rast e kishte bërë shumë krenar dhe tejet  të lumtur me rezultatin e arritur.Pas disa viteve motra e gruas së tij, e cila gjithashtu është një zhytëse e shquar, kishte hapur një kurs për zhytje të cilin Petani me vullnet të madh e kishte mbaruar. ”Pastaj kam filluar shumë seriozisht të ushtrojë, dhe vazhdimisht duke ndie një rritje të dashurisë ndaj thellësive detit, sidomos me arritjen rezultateve të para. Prandaj gjithnjë e më tepër jam përkushtuar për ketë sport, dhe sportet tjera i kam lënë si rekreative”.

Krahas ushtrimeve  arritën  dhe sukseset ,

Medaljet e shumta që ia solli klubit të tij të zhytjes “2Dive”e afirmoi edhe një sport në qytetin  Zarës, që e bëri konkurrent me sportet tjera që zhvillohen në ketë qytet. Përveç medaljeve në garat e zhvilluara në thellësitë e pishinave, ai i përmendi ato më të vlefshmet medalja e artë në kampionatin shtetëror u JUMP -BLUE 2011,vendi i parë në kampionatin e hapur në Nish  2011, medalja e artë në kampionatin shtetëror në statikë- 2012, si dhe rezultati më madh i gjertanishëm është suksesi ekipor në kampionatin botërorë,2012 në zhytje me një frymëmarrje s’bashku me shokët: Veljanom  Zankijem, zagrebasin  Goran Qollakun. Trajneri që  me sukses e  udhëhoqi ekipin kraoat ishte Ivan Dervish. Për ketë sukses të arritur nivel botëror duke sjell medaljen e artë për Kroacinë, bëri që Kuvendi i qytetit Zarës për ketë sukses ta nderojë me stemën e qytetit të Zarës. Ndërsa në organizimin e gazetës “Zadarski list” për zgjedhjen e sportistit më të mirë në nivel të Zhupanisë së Zarës, Petani ishte i pa konkurrencë.

A është e kushtueshme marrja me ketë lloj sporti?

Marrja me sportin e zhytjes qoftë edhe si rekreacion është e kushtueshme, e posaçërisht kur kemi të bëjmë me përgatitjet për gara. Zhytja në thellësi me një frymëmarrje, sepse kostumet (veshja  specifike)nga neopren (gomë sintetike)për  pranverë, verë dhe dimër për thellësi të ndryshme, pastaj një flatërshja, flatrat e thjeshta, si dhe gjëra tjera  të imta që janë të nevojshme si për  disiplinat në basene dhe deti.  Kuar kësaj i shtohen edhe daljet në det ,anija lëndët, pjesëmarrja në gara grumbullohen ( shumë  harxhime. por edhe  shumë kohë duhet rezervuar për trajnime,  rregulla  është e njëjtë si te gjitha sportet, nëse dëshiron plasman të lartë  në nivel shtetëror e më tepër, duhet më shumë ushtrime

Arbanasi burim i talentëve sportiv

“Ashtu, siç tregojnë të vjetrit të parët tanë të cilët ishin vendosur këtu ( arbneshët  1726), ishin mjeshtër të shquar, njerëz  të vyeshëm ,ndërsa  ne pasardhësit e tyre tani i ruajmë e vazhdojmë t’i trashëgojmë  në breza ato vlera dhe talentin me të cilin Zoti na ka bekuar , e shfrytëzojmë në jetën e përditshme, poashtu në sport,muzikë, arsim ,kulturë etj”.Arbneshët sipas Petanit, i karakterizon edhe zemërgjerësia, vendosmëria, kokëfortësia, krenaria dhe besimi në Zotin”.

Tani si po e kalon kohën Petani ?

” Në këtë periudhë merrem me trajnime bazike,atletikë, notim, ushtrime në palestra, me pak elemente të zhytjes” Ai planifikon që këtë vit, ta kaloj pa garime, sepse për shkak të sakrificave të mëdha dhe përqendrimit të fokusuar në gara, disa gjëra  zyrtare dhe të  jetës private i kanë mbetur pa i kryer, prandaj këtë vit mendon që edhe ato t’i realizojë.”Do ta shfrytëzojë këtë vit që sa më mirë të përgatitem fizikisht nëse e vendosi vitin tjetër të garoj të jem sa më i përgatitur”

Në fund i përshëndes lexuesit tuaj si edhe të gjithë ata që duan të merren me zhytje, qoftë në pishina apo deti, por i do t’i këshilloja  që ushtrimet le t’i bëjnë me një përkujdesje  dhe  mbikëqyrje të kolegëve.

Përshëndetje e madhe dhe e përzemërt,