Ndonëse është amortizuar në masë, ky muze që është ndërtuar në vitin 1985 brenda tij ruan plot 1.200 objekte, të cilat datojnë prej epokës së Neolitit të hershëm, e deri në epokën e Hekurit.- “Është një muze unik në Shqipëri, sepse fokusohet kryesisht te prehistoria, por ka edhe periudhën qytetare, Antikitetin e vonë dhe Mesjetën, por tipike të kësaj zone”, thotë Dorian Kallanxhi, përgjegjës i muzeut.
Përgatiti: Rexhep Rifati
Kur në fillim të vitit u zotuam se për çdo fund javë, zakonisht të shtune apo eventualisht të diele se do të prezantojmë nga një muze apo fondacion muzeal shqiptar, as vet nuk e dija se do të mund ta realizoj këtë objektiv qoftë për shkaqe shëndetësore apo arsye tjetër, ndërkaq sot kur po e botojmë muzeun e 48 me radhë, po shoh se është përmbush ky synim, por edhe se sa shpejt ka shkuar ky vit!
Për ti kthehemi muzeut Arkeologjik të Korçës, kësaj perle të jugut shqiptar, që e kam vizitua disa herë pa arrit të shohë gjithë atë begati vlerash materiale e shpirtërore që ka. Ndaj edhe me këtë rast lidhur me muzeun në fjalë shfrytëzova edhe një shkrim të postuar në korçajonë.al. të 17 Prillit 2019.
Në këtë shkrim thuhet se: Muzeu Arkeologjik në qytetin e Korçës është amortizuar plotësisht dhe prej vitesh askush nuk vë dorë mbi , ndonëse është ndërtuar në vitin 1985 dhe brenda tij qëndrojnë plot 1.200 objekte, të cilat datojnë prej epokës së Neolitit të hershëm, e deri në epokën e Hekurit. Vegla pune, stoli, enë qeramike, por edhe objekte të tjera janë ekspozuar në stendat e këtij muzeu, i cili është i veçantë në llojin e vet, pasi përqendrohet në prehistorinë e zonës juglindore.
“Është një muze unik në Shqipëri, sepse fokusohet kryesisht te prehistoria. Por ka edhe periudhën qytetare, Antikitetin e vonë dhe Mesjetën. Kemi objekte unike, që nuk i gjen në asnjë zonë tjetër, qeramika tipike të kësaj zone, sikurse disa objekte shumë të veçanta”, thotë Dorian Kallanxhi, përgjegjës i muzeut.
Ndërsa një turist i huaj tregoi tregon se si është hera e parë për te në Korçë dhe në Shqipëri. Thotë se vjen nga Londra dhe se këtu është bashku me familjen: “ Kjo ka qenë dikur një shtëpi dhe është mjaft e veçantë, ndryshe nga muzetë e tjerë që shpesh janë të mërzitshëm. Mendoj se kjo ndërtesë është shumë e bukur, por ka nevojë për përmirësime, tualete, kushte më të mira.”
Të paktën 200 turistë vendas apo të huaj i drejtohen këtij muzeu, për t’u njohur nga afër me vlerat arkeologjike që qëndrojnë këtu. E pavarësisht rëndësisë së këtyre objekteve tejet të veçanta, ndërtesa është tepër e amortizuar, me mure të degraduara, çati të dëmtuar, por edhe dysheme që rrezikon të shembet.
Përndryshe në qytetin më të madh në juglindje të Shqipërisë funksionojnë edhe Muzeu Kombëtar i Arsimit ose Mësonjëtorja e parë shqipe, muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, muzeu arkeologjik, muzeu i artit oriental Bratko, muzeu i fotografit Gjon Mili e banesa të shumta të shpallura monumente kulture, që zakonisht tërheqin shumë interesimin e vizitorëve.
( Pos fotove nga muzeu edhe ca nga qytet që kam shkrep gjatë vizitave në Korçë)