Enti Federal për Shëndetësi i Zvicrës (BAG/l’OFSP) nga vjeshta 2022, rekomandon një vaksinim përforcues për të gjithë njerëzit që janë veçanërisht në rrezik.
Shtatzënat bëjnë pjesë në personat e rrezikuar në mënyrë të veçantë për ecuri të rënda të Covid-19. Këto, nga ana tjetër, e rrisin rrezikun për komplikime të shtatzënisë dhe lindje të parakohshme. Përgatitni tani sa më mirë veten dhe foshnjën tuaj për vjeshtën dhe dimrin. Kundër një ecurie të rëndë të sëmundjes nga Covid-19 ndihmon vaksinimi përtëritës. Mbroni sa më mirë vetën dhe foshnjën tuaj tani për vjeshtën dhe dimrin.
Prandaj ne rekomandojmë vaksinimin përtëritës në shtatzëni që nga plotësimi i 12 javëve të shtatzënisë. Në rast se keni pyetje për vaksinimin përtëritës, drejtojuni për këtë mjekes suaj, mjekut tuaj ose mamisë suaj.
Për të qenë të mbrojtur sa më mirë në vjeshtë dhe dimër kundër një ecurie të rëndë të sëmundjes nga Covid-19, vaksinimi përtëritës u rekomandohet veçanërisht personave mbi 65 vjeç, grave shtatzëna dhe personave me sëmundje të caktuara të mëparshme. Përveç kësaj, nga mosha 16 vjeç kanë mundësinë të rifreskojnë vaksinimin e tyre.
Të gjitha infrormaciontet në gjuhën shqipe mund ti gjeni në vegën vijuese: https://foph-coronavirus.ch/languages/sq/
Për më shumë infromacion shihni edhe: www.foph-coronavirus.ch/vaccination
Departamenti Federal i Punëve të Brendshme EDI
Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG