Më 30 prill, takimi i radhës i LKSHM,  “Pranvera Vjenës – 2023”

 

Në këtë orë letrare, krahas leximit dhe prezantimit të eprave më të reja të autorëve, në cilësinë e mysafirëve marrin pjesë: Prof. Dr. Isak Shema nga Prishtina; shkrimtari Leon Lekaj nga Athina,  studiuesja, Dr. Ornela Radovicka, Drejtoreshë e Qendrës albanologjike, Frasnitë/ Kozencë, artistja me famë botërore që jeton në Vjenë, Valbona Naku.- Në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë edhe një vizitë muzeut të Vjenës k për të pa nga afër përkrenaren dhe shpatë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

 Nga Rexhep Rifati  

Takimi i radhës i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me emërtimin “Pranvera Vjenës – 2023 , do të mbahet më datën 30 prill  në kryeqytetin austriak, ku veç Orës letrare, krijuesit do të paraqesin për njoftim veprat e tyre  të reja.

Nga organizatori merret veshse, të ftuar janë gjithë krijuesit nga mund të vijnë, si dhe përfaqësueses të ambasadave në Vjenë. Kjo nismë është që kur Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ishte Hazir Mehmeti.

Në njoftimin e LKSHM me kryetar Musa Jupollin, sekretar Mentor Thaqin dhe bashkë- organizator Hazir Mehmetin,  se qëllim edhe i këtij takimi është krahas një rrëzimeje  arritjesh në fushën e krijimtarisë artistike edhe që të takohemi e të çmallemi!

Këtë njoftim edhe më tej e specifikon poeti nga Gjermania, e skeretar i kësaj lidhjeje, kur thotë se: “Zaten, ky edhe ishte qëllimi ynë, një Takim Letrar-kulturor, shpirtëror, lirshëm e shlirshëm, kënaqje dhe çmallje pa asnjë stres e kompleks! Ka një interesim tejet të madh artdashësish nga shumë shtete ku jetojmë e veprojmë, nga Greqia, Italia, Franca, Zvicra, Gjermania, Austria, Dardania, …, një Shqypni në miniaturë. Gjë shumë e bukur kjo! Po, gjë e bukur, por edhe paksa imponuese në kursim kohe, sepse kemi një program të ngjeshur e të vizitohet Vjena nuk mjafton as një javë, se lëre më një ditë apo fundjavë?!

Po ju shkruaj me kënaqësi që kësaj here i kemi dhe laatër “mysafirë” të veçantë që do të na bashkohen në k´të Takim: gjuhëtarin, letrarin, pedagogun, studiuesin, … Prof. Dr. Isak Shema; shkrimtarin që jeton e vepron në Athinë Leon Lekaj; Dr. Ornela Radovicka, studiuese,  Drejtoreshë e Qendrës albanologjike, pranë A. Bellusci, Frasnitë\ Cosenza); artisten e madhe me famë botërore që jeton e vepron në Vjenë, Valbona Naku!

Do të lexojmë të gjithë nga një poezi, ese apo pjesë tregimi, do të kemi edhe pika muzikore e kulturore, do të ketë prezantim (disa) librash (jo promovim) dhe ju lutem t´i përmbahemi programit-skenarit që secili t´i ketë nga 2-3 minuta, të mos stërzgjatemi dhe të kemi pasdreken e vizitës së Vjenës, me theks të veçantë Muzeun dhe Shpatën dhe Përkrenaren e Gjergj Kastriotit!

Ju lutem, merrni PLISAT me veti, ia vlen një fotografi e përbashkët pranë Shpatës së Gjergj Kastriotit me Plisa, në këto kohë stërkeqjesh morale e kombëtare!

Mirë u takofshim dhe dalshim faqebardhë, si gjithnjë për këtë Dekadë tonë krijuese nën Ombrellën LKSHM! …

Ngrykmarrje vllaznore, Mentor Thaqi, Sekretar i LKSHM”.

( Krahas pllakateve për njoftim po jap edhe dy foto nga takimet e LKSHM në Kosovë)