Me 23 dhe 24 gusht në Deçan e Junik  takimet e krijuesve nga mërgata  

Takimet tradicionale të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë nga Mërgata, këtë vit ato do të bartën nga kryeqendra në dy lokalitete të Kosovës, më parë në Deçan më 23 Gusht 2022, përmes një  “Homazhi Artistik” kushtuar poetit (në amshim) Fran Tanushi dhe të  nesërmen më 24 gusht me Takimet e Mërgatës në Atdhe, Takim Letrar e Kulturor “ODA PLEQNARE E JUNIKUT”, në nderim të 110 Vjetorit të Kuvendit të Junikut, ku edhe do të bëhet prezantimi i librave të botuara vitin e fundit, mbahet ora letrare, si dhe do të ketë vizita të monumenteve të lavdisë sonë kombëtare, – thuhet në njoftimin e LKSHM-ës

 Nga Rexhep Rifati

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë nga Mërgata, përmes sekretarit të saj, poetit Mentor Thaqi, dy ditëve të fundit lëshoi dy njoftime lidhur me takimet e sivjetme të krijuesve nga mërgata në Kosovë, ku që në fillim thuhet iu drejtohet anëtarëve të saj e më gjerë me: “  Të dashur-a krijues-e, artbërës, artdashës, …, vllazni e dashur, koha e pushimeve erdh dhe po ecë në kalim, rruga për në Atdhe po gjallëron, disa veç janë në pushime e tjerë numërojnë “gjumët” deri në shkuarje! Si përvjet edhe sivjet, LKSHM ka në planprogram organizime letrare e kulturore, porse sivjet (me keqardhje) jemi pak më të vonshëm, tek pas gjysmës së muajit Gusht! Shkaku dhe arsyeja e shtyrjes së Takimeve të Mërgatës në Atdhe sivjet është subjektiv, kemi Një Vjetorin e shkuarjes në Amshim të Nënkryetarit të LKSHM-së, të poetit dhe veprimtarit shembullor, të mirit tonë Fran Tanushi, që shkoi në Përjetësi me 23 Gusht 2021, përvjetor ky që duam ta kujtojmë dhe nderojmë me një Homazh Artistik, të brumosur me një Orë Letrare dhe promovim të veprës së Tij!

Homazhi Artistik do të mbahet më 23 Gusht 2022, fillimisht te Lapidari (Gurvarri) në varrezat e fshatit dhe nga ora 12,oo h, në Sallën e Komunës në Deçan!

Rreth detajeve programore do të njoftoheni javën tjetër!

Ju dëshiroj pushime të mbara dhe çmallje shpirtërore në Atdhe e kudo të jeni!

Mirë u takofshim! / Për LKSHM, Mentor Thaqi, sekretar”

Ndërsa në njoftimin e dytë bëhet me dije se: “Ky Njoftim i sotëm i dedikohet Takimit pasues të së nesërmes në vazhdën e Takimeve të Mërgatës në Atdhe, Takim Letrar e Kulturor “ODA PLEQNARE E JUNIKUT”, në nderim të 110 Vjetorit të Kuvendit të Junikut, respektivisht, rrjedhave kulturore të kësaj ngjarje nga më të mëdhatë e historisë sonë shtetformuese!

Takimi Letrar e Kulturor “ODA PLEQNARE E JUNIKUT”, do të mbahet (me vullnetin e Zotit) më 24 Gusht 2022 në Kompleksin “Oda Pleqnare e Junikut” në Junik, Oda e Kryepleqnarit Avdyl Hoxha i parë, Brahim Hoxha dhe vëllezërve Avdyl e Naser Hoxha nga ora 12,00 h, nën përkujdesjen sponzorizuese të të zotit të Odës Naser Hoxhaj (Kryetar i Shoqatës “Dardania” në Mannheim) dhe Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), në bashkëpunim me KK Junik, SHIP e Deçanit dhe Shoqata e Krijuesve të Deçanit!

Ky Takim Letrar e Kulturor në përmbajtjen e vetë ka një Orë Letrare me krijues nga Mërgata dhe vendorë, prezantim librash të botuara vitin e fundit, pjesë (copëza) kulturore nga artistë dhe krijues tonë, vizita disa monumenteve dhe vendeve të lavdisë sonë kombëtare, nderim personalitetesh dhe disa befasi të këndshme kulturore, brenda mundësive dhe dijes sonë!

Konfirmimin e pjesëmarrjes e kanë bërë edhe një numër i konsiderueshëm artistësh e personalitetesh krijuese e kulturore!

Mirë u takofshim në Oden Pleqnare të Junikut më 24 Gusht 2022!

Për detajet e hollësishme të dy takimeve tona të 23 dhe 24 Gushtit, do të njoftoheni javën tjetër!

Në njoftimin e dytë b¨het i ditur edhe Këshilli Organizativ i këtij takim në përbërje:

Naser Hoxhaj, Murteza Osdautaj, Adem Lushaj dhe Mentor Thaqi.

( Me këtë rast shkrimin po e ilustroj edhe me disa foto të mija që kam shkrep gjatë gjatë takimeve të LKSHM-së në Kosovë, duke i veçuar edhe disa me poetin Fran Tanushi)