Mbrëmje mbresëlënëse në Cyrih me romancieren korçare, Eliona Gjergo

 

 Biblioteka “Pestalozzi” në Hardau të Cyrihut të premten e kaluar ishte nikoqire e shkrimtares, Eliona Gjergo, qëprej vitesh jeton në Athinë e që tematikë trajtimi ka socialen, përplot ndjesi njerëzore, ku kryesisht subjekt ka femrën.- Shquhet për stilin e rrëfimit, ku drama dhe proza e stilizuar të tërheq pas vetes e të mbanë derisa të lexosh edhe frazën e fundit. – Në këtë mbrëmje, u pa se ajo krijon shpejtë edhe ura afrie e komunikimi, ngjashëm me atë butësi që të krijojnë serenadat korçare  

Teksti: Rexhep Rifati & Fotot: Afrim Nevzadi

Për të satën herë promovim pas promovimi në Bibliotekën “Pestalozzi” në Hardau të Cyrihut, që drejtohet nga Suela Jorgaqi dhe e cila shprehi kënaqësinë që po promovohej një autore e veprat e saj “kastile” , këtë bibliotekë ku në mesin e 12 gjuhëve edhe libri shqip zë një vend të posaçëm.

Por kësaj radhe një promovim krejt pak sa më ndryshe: me një atmosferë të përshkuar me shumë ngrohësi e afërsi njerëzore, që këtë e solli autorja Eliona Gjergo, si me vepra ashtu edhe me fjalët që iu drejtua dashamirëve të librit, ndonëse të pakt në masë, megjithatë të ardhur nga anë të ndryshme të shtetit helvetik. Madje të pranishëm edhe mysafirë nga vet Korça prej nga e është edhe vet romancierja Gjergo, por që jeton dhe vepron në Athinë prej vitesh. Megjithatë prania e saj me familjarë dhe me ca muzikantë, sikur na ktheu për Ca çaste në Korçën tonë ku zakonisht ditëve të verës të presin me serenada. Ndaj edhe në këtë promovim pati edhe lexim, bashkëbisedim e këndim!

Për këtë organizim dhe këtë atmosferë duhet falënderuar jo vetëm nikoqiren por edhe organizatoren, Aina Hoti, e cila që nga ardhja e saj nga Shqipëria në Zvicër nuk pushon së organizuara evenimente të kësaj dhe të natyrave të tjera që promovojnë kulturën dhe trojet tona etnike. Kësaj radhe ajo pasi foli për miqësinë e hershme me autoren dhe i bëri edhe një vështrim veprave të saj, përkujtoi se pos që  me vite është e lidhur me Eliona Gjergon, me te ka edhe një projekt me karakter social e integrues.

Paraprakisht profesori universitar Dr. dr. Naxhi Selimi lexoi një fragment që kishte shkruar për veprën e Eliona Gjergos, e që autorja e kishte shti si pjesë të librit të saj.

Por ti kthemi më konkretisht vetë prozatores sonë mërgimtares, Eliona Gjergos, e cila duke vënë një komunikim shumë të përafërt me të pranishmit tha se : në veprat e saja për subjekt ka zakonisht ngjarje të vërteta, “Që i gjej nga vetja ime, familja e rrethi im sepse bashkë me ta aty  gjejmë veten dhe veten e tyre, pjesën time vllahe, që i përkasim kësaj rase që është një fis nomad, e që lëvizë nga një vend në tjetër”. Pasi përkujtoi se është edhe dëgjuese e historive të ndryshme,  në mesin ku jeto. Ndaj edhe pos rrethit të afërme pjesë e motiveve dhe temave të saj, siç përmendi, janë edhe shokët e saj të shkollës që jetonin në konvikte, e që secili pati një histori të vetën, por që ia dolën në jetë. Tematikë në vete ka edhe femrën, atë femër që ballafaqohet me dy tablo e jetës: të  dikurshme në male dhe atë urbane, femra nomade, por edhe heroine, pra në çdo libër femra, gjegjësisht gruaja, është subjekt i pandashëm. Ndërsa sa i përket librit “Skizofrenia”,”, tha se kësaj radhe nuk do të merret me te, sepse pret që secili kur ta lexojë të gjej atë që i pëlqen.

Poeti Ilir Xheladini, njëherësh botues i shtëpisë “Iliredition” solli një përvojë të tij jetësore që e lidh që nga fëmijëria e tij me librin, kur siç tha:  “Jam rrit me tingujt e makinës së babait, aq me parë që e dija përmbajtjen e disa librave ende pa dalë nga shtypi dhe se me ardhjen e tij në Zvicër, ka botua dy shtëpi botuese në Paris, pasi edhe vet njihet më shumë si shkrimtarë frankofane, por që do të donte që në shtëpinë e tij botuese tash të gjenden edhe autorët shqiptarë, që shkruajnë në gjuhën frënge, në veçanti kur ka të bëjë me librat për fëmijë. Porse paraprakisht duhet jo vetëm mbrojtja e autorit, por edhe mbrojtja e vet lexuesit kur veprat nuk e kanë cilësinë e duhur.

Në fund pati edhe një bashkëbisedim interesant me vetë shkrimtaren e cila në vargun e librave të saj ka arrit të bëjë jo vetëm lexues të shumtë por edhe një emër që kalon vendin ku jeton. Aq më parë që romanet e saj:  “Kur i lëmë engjëjt të vdesin”, “Skizofrenia”, “Bisha prej Qelqi”, “Gjashtë gishta e gjysmë” dhe “Spectrum”, kanë arrit të bëhen pjesë e rëndësishme e letrave tona, sa edhe të fitojnë çmime të rëndësishme letrare, siç  janë ai ”Sotir Andoni” apo çmimi “Faik Konica”.

Po të prezantojmë vetëm një fragment nga një analize e shkruar nga bashkëvendësja e Elionës, shkrimtarja korçare që jeton në Amerikë, Raimonda Moisiu, e cila përmend se Eliona, pos që shquhet për stilin e veçantë të rrëfimit, ku drama dhe proza e stilizuar të tërheq pas vetes e të mbanë lidhur derisa të lexosh edhe frazën e fundit. Përkujton gjithashtu se: Romancierja e njohur, autore profilike e disa romaneve, Eliona Gjergo ka sjellë kësaj here për admiruesit, dashamirësit  dhe lexuesit e letërsisë, veçmas në gjininë e prozës; romanin bashkëkohor të titulluar -“Gjashtë gishta e gjysmë”. Një risi  dhe befasi kjo vepër letrare në letrat shqipe, alternim i lidhjes së fortë e unike  që ekziston midis natyrës, hyjnores dhe shpirtit njerëzor, midis rrëfimit artistik dhe mendimit filozofik. Romani karakterizohet  nga lirizmi dhe shpalosja e ndjenjave të holla njerëzore brenda një kornize përgjithësisht reale…”

Ja edhe pak rreshta për biografinë e shkrimtares Elona Gjergo:

Ka lindur në qytetin juglindor të serenatave, Korçës. Rrënjët e saj janë nga Boboshtica nga vjen edhe titani i letërsisë rumune, boboshtari i famshëm, Viktor Eftimiu. Shkrimtarja Elona Gjergo jeton, punon dhe krijon  prej shumë vitesh në Athinë. Aty jeton me familjen e saj, ndërsa që krijimtaria e saj letrare përbëhet nga pesë romane të vlerësuar nga kritika e kohës me disa çmime. Në vitin 2015 –ë iu dha çmimi “Shkrimtarja e Vitit” për komunitetin shqiptar në Greqi.

Veprat letrare të shkrimtares Elona Gjergo janë;

1.” Kur i lemë engjëjt të vdesin” e vlerësuar me çmimin Sotir Andoni.

  1. “Skizofrenia”  best-seller në Panairin e Parë të Librit shqiptar në Greqi , vlerësuar me çmimin “Faik Konica”.

3.”Gjashtë gishta e gjysmë”  kandidat për çmimin e madh “Ismail Kadare”.

4.”Bisha prej qelqi” romani për fëmijë që në sajë të tematikës që trajton, u bë bisedë letrare në shumë shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi  dhe Itali (shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe)

5.”Spectrum” romani i saj i fundit,  që së shpejti do qarkullojë dhe në gjuhën greke.

Autorja ka pasion edhe poezinë edhe pse nuk ka ndonjë  vëllim të botuar .

Romani për fëmijë “Bisha prej qelqi” është shndërruar dy herë në pjesë teatrale, nga fëmijë të shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik të Greqisë dhe në Parma të Italisë, nën kujdesin e  regjisë së gazetarit dhe publicistit, Ndue Lazri.

Në shenjë njohjeje dhe të atmosferës që na krijoi, shkrimtares Elona Gjergo i dhurova librin tim më të ri: “Arbëreshët fotosintezë e librit tim “.