Sot u mbajt mbledhja e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë nën udhëheqjen e kyryetarit të KKAD-së, Vaxhid Sejdiut. Mbledhja u mbajt online dhe aty mori pjesë edhe Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporë.
Temat që u diskutuan lidhen me dy çështje kryesore, ku një ndër to mbetet mundësia e trajnimit të mësuesve shqiptarë në Diasporë lidhur me tekstin e përbashkët të Komisionit Shqipëri – Kosovë. Rëndësia e këtij trajnimi qëndron në metodat dhe udhëzimet për aplikimin e këtij teksti.
Sa i përket temës tjetër, pikë kryesore mbeten tekstet didaktike fizike në mënyrë që procesi mësimor në Diasporë të jetë më me efekt. Disa nga emrat që morën pjesë në mbledhje janë: Musa Pali, Anila Kadija, Mustafë Krasniqi, Fabjola Caushaj etj.