Familjarët janë një mbështetje e madhe për ata që preken nga kanceri i gjirit. Por rrallë dikush flet për këtë. Në muajin tetor të kancerit të gjirit, Lidhja e Kancerit përqendrohet në partnerët, fëmijët dhe të afërmit e grave në fjalë.
Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit tek gratë. Në Zvicër për çdo vit sëmuren rreth 6,200 gra. Sipas rregullit, për to kujdeset një ekip specialistësh dhe specialistësh të tjerë. Në qendrat e gjirit të certifikuara me Q-Label, për shembull, një Infermiere e Kujdesit të Gjirit shoqëron personin e prekur gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe është personi i kontaktit për pyetje dhe probleme të mundshme.
Shumë gra të sëmura shpesh gjejnë mbështetjen më të rëndësishme emocionale jashtë sistemit të kujdesit mjekësor. Duke reflektuar prapa ato theksojnë vazhdimisht se sa e rëndësishme ishte familja për to gjatë kësaj kohe. Por për shumicën e fdamiljarve, akti i balancimit midis kujdesit, punës së përditshme, kujdesit për fëmijë dhe nevojave personale është jashtëzakonisht i vështirë.
«Asnjëherë nuk kam menduar se e gjithë kjo do të më preokuponte aq shume dhe do të më shtynte përtej çdo kufiri. Unë për veten time duhet të kisha pranuar ndihmë shumë më herët «. thotë për shembull Beda W. nga Cyrihu. Partnerja e tij kishte kancer të gjirit dhe diagnoza e ktheu jetën e përditshme familjare me kokë teposhtë. Anna Zahno, përgjegjësja e Telefonit të Kancerit, i njeh shqetësimet dhe frikën e të afërmve: «Të afërmit shpesh na telefonojnë sepse nuk dinë se kujt t’i drejtohen tjetër».
Lidhja e Kancerit angazhohet në këtë boshllëk duke synuar të ofrojë shërbimet e saj këshilluese dhe informuese posaçërisht për të afërmit: Gjithkush mund të bisedoi falas me një specialist në linjën telefonike të kancerit, apo me email ose te zhvillojë një bisedë. Forumi i kancerit ofron një platformë shkëmbimi për të prekurit dhe të afërmit e tyre. 18 ligat kantonale dhe rajonale të kancerit janë një pikë e rëndësishme e kontaktit për të afërmit në afërsi të vendbanimit. Ndërsa në broshurat e shumta mund të gjeni informacione që janë përshtatur për ju.
Shifra mbi kancerin e gjirit në Zvicër
6,250 (6,200 gra dhe 50 burra) çdo vit në të gjithë Zvicrën preken nga kanceri i gjirit.
1400 njerëz çdo vit vdesin nga kanceri i gjirit në Zvicër.
5-10% e të gjithë kancereve të gjirit tek gratë janë për shkak të predispozicionit gjenetik.
20% e të gjitha grave në kohën e diagnozës janë më të reja se 50 vjeç.
18 qendra të gjirit në Zvicër janë të certifikuara me Q-Label, një certifikatë kjo cilësore e dhënë nga Lidhja Zvicerane e Kancerit dhe Shoqëria Zvicerane për Senologji (SGS) për trajtim dhe kujdes të shkëlqyeshëm. www.krebsliga.ch/q-label
Informacion dhe këshilla për familjarët dhe të afërmit
Uebfaqja: www.krebsliga.ch/angehoerige
Ligat kantonale dhe rajonale të kancerit: www.krebsliga.ch/regionen
Telefoni i kancerit: www.krebsliga.ch/krebstelefon
Forumi i kancerit: www.krebsforum.ch
Materiali informues: https://shop.krebsliga.ch/broschueren-infomaterial/leben-mit-krebs/angehoerige-und-naechste/
Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përmes veshjen me kukullën Madame Tout-Le-Monde, mund t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre në një mënyrë të përshtatshme për moshën të gjithë procedurën e trajtimit: https://shop.krebsliga.ch/broschueren-infomaterial/leben-mit-krebs/angehoerige-und-naechste/madame-tout-le-monde-1/
Kjo organizatë në gjuhën shqipe mbi këtë tematikë ka publikuar edhe një broshurë, të cilën mund ta shkarkoni dhe lexoni kur shtypni foton e broshurës apo këtë buton.
Si një organizatë jofitimprurëse, Lidhja Zvicerane e Kancerit është e përkushtuar në parandalimin e kancerit, financimin e kërkimit dhe mbështetjen e njerëzve me kancer dhe të afërmve të tyre. Si një organizatë kombëtare ombrellë me qendër në Bernë, ajo bashkon 18 liga kantonale dhe rajonale. Financohet kryesisht nga donacione dhe është e certifikuar nga ZEWO.
Për informata të mëtejme:
Stefanie de Borba
Zyrtar për media
Lidhja Zvicerane e Kancerit
Effingerstrasse 40
CH-3001 Bernë
Tel.: +41 31 389 93 31
media@krebsliga.ch
www.krebsliga.ch
www.twitter.com/krebsliga