Masa të reja kundër përhapjes së pandemisë në gjithë territorin zviceran

Zvicra sot në situatë të ngjashme me Mbretërinë e bashkuar në fillim të dhjetorit, ndaj Këshilli federal sot në konferencën e radhës ka komunikuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë që përfshijnë të gjithë territorin zviceran.

Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë

Cilat janë masat e reja?

Nga data 18 janar, ditë e hënë mbyllen të gjitha shitoret që kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave jo thelbësore; puna përmes linjës së inernetit bëhet e detyrueshme për të gjithë sektorët ku kjo është e mundur; takimet private përkufizohen në pesë persona ( përfshirë edhe fëmijët)

Këto masa hyjnë në fuqi si pasojë e rritjes së dyfishuar të të infektuarve veçmas me variantin e ri të Covid 19 i cili ka shqetësuar dhe ka shtyrë Këshillin federal që të përforcoj masat që ishin deri më tani në fuqi.

Me masat aktuale që ishin deri më sot, rastet e lidhura me variantet e reja po dyfishohen çdo javë, shpjegoi Ministri i shëndetësisë Alain Berset për shtyp.

Zvicra është në të njëjtën situatë me Mbretërinë e Bashkuar në fillim të dhjetorit.

” Nuk ka asnjë arsye për të besuar se virusi nuk do të përhapet në të njëjtën mënyrë edhe tek ne, me një shpërthim të rasteve dhe stërmbushjen e spitaleve.”

“Pyetja nuk është nëse duhet ndërmarrë një veprim, por kur duhet të merret,” vazhdoi këshilltari federal.

“Ose ne marrim masa tani dhe minimizojmë pasojat negative sociale, ekonomike dhe shëndetësore. Ose ne presim dhe do të duhet të marrim masa më të ashpra brenda pesë deri në gjashtë javëve të ardhshme me pasoja më të rënda ” citon TDG.

Këshilli federal ka zgjedhur zgjidhjen e parë. “Masat janë shumë të vështira,” pranoi Alain Berset. Por ato synojnë të shmangin një valë të tretë brutale, të shmangin masa më të forta pasuese dhe të rrezikojnë vaksinimin që sapo ka filluar.

« Në dhjetor shenjat ishin mjaft pozitive. Ne ishim në një rrugë shumë të mirë”, thot Alain Berset. Dhe tani varianti britanik ndryshoi gjithçka tek ne. “Na u desh të pajtoheshim me forcimin e mëtejshëm të masave mbrojtëse dhe në këto kushte na duhej të merrnim këto masa që ju komunikojmë sot”.

Qeveria zvicerane shpreson që këto masa do të ndihmojnë që të kalojnë muaji janar dhe shkurt me një përmirësim e i cili përmirësim do të vazhdoj me ardhjen e pranverës.

Këshilli federal dëshiron të shmangë masat e rrepta që do të zgjasin deri në verë dhe fton popullatën në një përpjekje të fundit, përcjellin porosinë e autoriteteve shtetërore të gjitha mediat e vendit.

Foto: Le Matin

Koment i autores: kështu dukej sot konfernca për shtyp e autoriteteve zvicerane, ( maska dhe mbrojtës « plexiglas ») kurse në Kosovë dje po bëhej lirimi i masave mbrojtëse edhe ashtu të parespektuara nga vet shumica e qeveritarëve dhe pa asnjë parashikim afatgjatë apo argument të duhur e solid.