Masa të reja kundër pandemisë në kantonin e Gjenevës

Nga nesër, 2 nëntor, ditë e hënë, që nga ora 19:00 do të hyjnë në fuqi masa të reja të cilat do të jenë aktive deri më 29 nëntor, për t’u rivlerësuar situata dhe eventualisht kohëzgjatja e tyre.  Përballë përkeqësimit të situatës shëndetësore, Gjeneva i është rikthyer pjesërisht masave që kishte këtë pranverë për të luftuar përhapjen e Covid 19.

 Përkthimi dhe përgatitja: Mirishahe Limani Hiler

Nga nesër, e hëne në mbrëmje prej orës 19:00 baret, restorantet dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen ndërsa shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura, ka njoftuar sot Këshilli i Shtetit në konferencën e mbajtur për shtyp.

Gjendja shëndetësore në kanton

Situata shëndetësore po përkeqësohet në Qytetin Calvin. Është raportuar këtë të diele për 474 persona të trajtuar në Spitalin Universitar të Gjenevës. Nga këta pacientë për shkak të koronavirusit, janë të përfshirë 56 persona nën kujdes intensiv. Rreth 1000 deri 1300 raste të reja regjistrohen çdo ditë, njofton mjeku kantonal, Aglaé Tardin.

Kantoni i Gjenevës deklaron gjendjen e domosdoshmërisë

Baret, kafenetë, restorantet nuk mund të presin e të shërbejnë më klientë në lokalet e tyre. Porositë dhe dërgesat mbeten të autorizuara gjithashtu edhe për bizneset me pakicë.

Kinematë, muzetë, sallat e koncerteve, palestra, pishinat dhe pistat e patinazhit gjithashtu mbyllen. Sallonet e floktarisë, berberët dhe estetistët gjithashtu do të duhet të mbyllen.

Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi të hënën, 2 nëntor në orën 19:00. Ata do të aplikojnë deri më 29 nëntor. Detajet janë në dispozicion në faqen e internetit të Shtetit të Gjenevës.

Mbeten të hapura…

Këshilli i Shtetit ka parashikuar një listë të përjashtimeve, bazuar në përvojën e masave që kishte marrë në pranverë. Kësaj radhe, shkollat ​​dhe çerdhet mbeten të hapura. Ndër përjashtimet tjera është gjithashtu rasti për pikat e ushqimit dhe nevojave themelore, si dhe tregjet e ushqimit. Detaje më të shumta janë në dispozicion në faqen e internetit të Shtetit të Gjenevës.

Shumë përjashtime

Farmacitë, furnizuesit e mjeteve ndihmëse mjekësore (shitësit e aparateve të dëgjimit, etj.)gjithashtu mbesin të hapura. Po kështu, dyqanet e domosdoshme të shërbimeve dhe riparimeve (banka, zyra postare, agjenci të pasurive të patundshme, librari, luleshitës, garazhe, etj.) do të jenë në gjendje të vazhdojnë të funksionojnë, por duke respektuar më shumë standardet shëndetësore njofton Radio televizioni i Zvicrës. MLH