Ligji zviceran për tatim dhe Deklarimi tatimor: Çka duhet të deklarojë?
Hyrja në fuqi e Shkëmbimit Automatik të Informatave (SHAI) me vendet e BE-së shkakton pasiguri të madhe tek migrantet e migrantët. Ne do të japim në vijim sqarime përkitazi me disa çështje. Këto informata nuk duhet ti merrni si të plota. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni zyrtarët tatimor të komunës suaj. Herët a vonë të prekur nga kjo Marrëveshje do të jenë edhe shtetasit/et e shteteve të ashtuqujtura të treta, pra edhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Marrëveshja për shmangjen e tatimit të dyfishtë është punë e kryer, ndërsa shkëmbimi automatik i nformatave do të avancohet shpejtë.
Si funksionon SHAI?
Shtete, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi SHAI (Lista e vendeve: goo.gl/ZN6KPF), shkëmbejnë në mënyrë të ndërsjellët informatat mbi xhirollogaritë (kontot) financiare. Një person me detyrim tatimi në vendin A ka një xhirollogari rrjedhëse në një Bankë të vendit B. Kjo Bankë lajmëron zyrtarët e vendit B të dhënat e caktuara të xhirollogarisë financiare. Këta zyrtarë i dërgojnë automatikisht informatat më tej tek zyrtarët e vendit A. Kështu këta zyrtarë mund të kontrollojnë të dhënat e xhirollogarive të vendeve tjera përkatëse.
Cilat të dhëna do të shkëmbehen?
Xhirollogaritë rrjedhëse, emri, adresa, datëlindja, numri identifikues tatimor, kamatat, dividendët, të ardhurat nga kontratat e caktuara të sigurimeve, bilancet në xhirollogaritë, të ardhurat nga shitja e pasurive financiare.
Mirëpo unë paguaj tatimin edhe në botën e jashtme?
Obliguesit tatimor në Zvicër janë të detyruar të deklarojnë në formularin tatimor të gjitha të ardhurat, pasuritë dhe borxhet, të cilat ata i kanë në të gjithë botën. Me të gjitha vendet e BE-së si dhe më gjerë ekziston Marrëveshja për tatimin e dyfishtë (MTD). Kjo domethënë, që të ardhurat tatimore, pasuritë e patundshmërive, mënjanimi i borxheve për tatimet (taksat) zvicerane në këtë rast kanë të bëjnë vetëm me shkallën përcaktuese tatimore: Nuk do të vendoset tatimi për ketë vlera, mirëpo të ardhurat dhe pasuria do të jenë përcaktuese për normën tatimore në Zvicër.
Listën e MTD mund ta gjeni në vegën vijuese: goo.gl/AXSfV9
Çka nëse deri më tani nuk është bërë deklarim deri më tani?
Nëse zyrtarët tatimor e zbulojnë një gjë të tillë, obliguesit tatimor duhet jo vetëm që të paguajnë tatimin e mbetur për dhjetë vitet e fundit (3 vite në rast trashëgimie të pasurisë) dhe kamatën e borxhit, por duhet të paguajnë edhe një gjobë. Kjo gjobë mund të jetë nga 1/3 deri në 3 x e shumës së papaguar tatimore (varësisht nga shkalla e shkeljes).
Prandaj, çka mund të bëjë?
Që nga viti 2010 ekziston mundësia, të ardhurat dhe pasurinë e padeklaruar të vet kallëzohen. Në kuadër të vet kallëzimit të pandëshkuar, mbeten borxh humbjet tatimore përfshirë edhe kamatat e dhjetë viteve të fundit. Me rastin e vet kallëzimit të parë, zyrtarët tatimor heqin dorë nga ndjekja penale, kjo domethënë heqje dorë nga gjoba, shkaku i evazionit fiskal (fshehjes së tatimit) si dhe nga dënimi për shkak të mashtrimit tatimor.
Kushtet për vet kallëzim janë:
- Kjo mund të bëhet pa ndëshkim një herë të vetme në jetë;
- Zyrtarët tatimor nuk duhet të kenë ditur për tatimet ende të mbetura e të padeklaruara;
- Gjithçka duhet të shpaloset hapur;
- Të gjithë anëtarët e familjes duhet ta bëjë këtë në të njëjtën kohë;
- Obliguesit tatimor duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim me zyrtarët tatimor.
Në rast të SHAI me BE-në, nuk do të jetë më tej i mundshëm vet kallëzimi, në rast se zyrtarët tatimor zviceran vetëm se i kanë marr të dhënat e xhirollogarive rrjedhëse. Kushdo që donë të bëjë vet kallëzim, duhet që të veprojë shpejtë.
Si mundem unë ta bëjë vet kallëzimin?
Në pothuajse të gjitha kantonet mjafton deklarimi me shkrim apo me gojë. Në Gjeneve duhet të plotësohet një formular. Preferohet që, vet kallëzimi të bëhet për mes një shkrese të veçantë përmes postës rekomande. Kësaj shkrese duhet bashkangjitur listën me të ardhurat, pasuritë dhe borxhet e padeklaruara, të shoqëruar bashkë me dokumentet përkatëse.
Kujdes: Evidentimi vetëm në deklaratën tatimore të të ardhurave dhe vlerës së pasurisë së padeklaruar, nuk vlen si vet kallëzim.
Cilat dokumente më nevojiten për këtë?
Sqarojeni në kantonin Tuaj. Shembulli nga kantoni i Bernës:
- Xhirollogaritë rrjedhëse bankare: Bilanci vjetor me gjendjen e kapitalit dhe kamatat bruto; daljet e plota vjetore, në rast të hyrave të të ardhurave të pa tatimuara
- Sigurimet jetësore: Certifikata e vlerave të tatimit në pronë
- Patundshmëria jashtë vendit (Zvicrës): Kopjen e kontratës blerëse, certifikatën e vlerës së kadastrave, të dhënat mbi qiratë e marra, faturat mbi borxhin peng (hipotekarë) dhe kamatës hipotekare.
Si mund ti gjejë të dhënat e nevojshme jashtë vendit?
Të dhënat bankare dhe certifikatat e sigurimeve natyrisht mund ti merrni atje. Në rastin e patundshmërive procedurat varësisht nga vendet janë të ndryshme. Ju duhet të interesoheni në vendet përkatëse apo edhe përmes internetit se ku mund ti gjeni dhe ti merrni certifikatat gjegjëse me të dhënat për vlerat e tatimit në pronë.
A shkëmbehen edhe informatat mbi patundshmëritë
Jo, për momentin shkëmbehen vetëm të dhënat bankare. Mirëpo, normalisht ka edhe xhirollogari bankare, përmes të cilave zhvillohen transaksionet në lidhje me pronën e patundshme. Andaj, është e mundur që jenë të dukshme edhe për zyrtarët tatimor zviceran edhe ekzistimi i patundshmërive në të dhënat bankare.
Unë kam trashëguar bashkë me vëllezër e motra një shtëpi. Ne paguajmë tatimin në pronë në vendin e origjinës. A duhet ta deklarojë edhe këtu?
Po, ju duhet të deklaroni pjesën tuaj proporcionale të shtëpisë. Përllogaritja e vlerës tatimore të objektit është e ndryshme nga Kantoni në Kanton, mirëpo për patundshmëritë jashtë vendit mund të deklaroni vlerën e kadastrës. Zyrtarët eventualisht mund të kërkojnë informata tjera shtesë. Në Zvicër nuk do të paguani tatim për pronën e patundshme jashtë vendit, kjo do të llogaritet vetëm tek përcaktimi i normës tatimore.
Dhe nëse pasuria ime gjendet në një vend, me të cilin nuk ka shkëmbim informatash?
Megjithatë ju keni detyrimin e njëjtë të deklarimit, ligji është i njëjtë për të gjithë. Dhe është e mundur që në një të ardhme të afërt të ketë Marrëveshje shkëmbimi informatash me këto vende. Shumë vend e kanë deklaruar synimin e tyre për zgjerimin e Marrëveshjes mbi shkëmbimin automatik të informatave.
Kujdes: është i/e prekur çdo kush që posedon pasuri në të ardhura dhe pronësore në njërin nga vendet e BE-së dhe vendet tjera me të cilat ekziston Marrëveshja për shkëmbim automatik të informatave.
A do të paguajë shumë më shumë tatim, nëse i deklaroi të gjitha?
Varet nga ajo, se sa pasuri të ardhurash dhe prone posedoni jashtë vendit. Tatimi në pasuri në Zvicër nuk është shumë i lartë. Pasuria jashtë vendit nuk rritë fuqishëm shumën tatimore. Vetëm në rast se posedohet pasuri tepër e madhe.
Çka ndodh, nëse dikush merr ndihmë sociale apo të ardhura suplementare (EL/PC) shtesë?
Kush merre ndihmë sociale apo EL/PC dhe posedon pasuri jashtë vendit, pa e deklaruar këtë, kryen vepër penale që nga hyrja në fuqi e ligjit për dëbim (keqpërdorimi social).
- Shkelja, në raste të rënda mund të dënohet me burg;
- Për njerëzit pa pasaportë zvicerane, mund të pasojë edhe dëbimi nga Zvicra.
Duket theksuar se, posedimi i pasurisë nuk domethënë automatikisht se nuk ekziston e drejta për të ardhura suplementar (EL/PC) shtesë. (Ekziston shuma e lejuar). Preferohet marrja e këshillimit personal.